
Kjo përzgjedhje ka lënë të shokuar të gjithë grupin e vjetër të berishjanëve të Shkodrës, duke nisur nga Lorenc Luka, Bardh Spahia, Maxhit Cungu, Voltana Ademi, etj etj.
Zgjedhja e Eliona Shkreli si kreu i PD-së së Sali Berishs në Shkodër ishte një zhvillim i pritshëm dhe i parashikuar. E lobuar nga Albana Vokshi dhe shtyrë nga Argita dhe Liri Berisha, ky emërim është paralajmëruar me kohë.
Edhe pse në realitet është një personazh i ri me një përvojë në media, Shkreli ka më se 1 vit që bën stazhin në hullinë berishjane të sulmit, akuzave apo gjuhës së tij.
Megjithatë lajmi këtu, që nis nga Shkodra është sinjali politik i Berishës në fushatë. Ku siç u vu re edhe nga pakënaqësitë e mbështetësve të afërt mediatik të doktorit që u mërzitën edhe nga zgjedhjet në Tiranë, Sali Berisha nuk po zgjedh as nga grupi i përkrahësve të ngushtë, por as nga ai i deputetëve të zgjedhur në vitin 2021.
Shkodra është një lakmues politik përfaqësues. Pasi edhe pse Lulzim Basha ka firmosur kandidatët përkatësisht deputetët e 2021-shit, dy të tretat ose më shumë ishte nomenklaturë e konjukturave të doktorit. Nga të gjithë në Shkodër pritej që në drejtim të PD-së së Shkodrës të vendosej Irena Shestani, që është një emër por edhe mbiemër me ndikim që mund të konkurronte ofensivën politike të PS me Benet Becin. Apo Izmira Ulqinakun ose Helidon Bushatin. Qoftë edhe Greta Bardelin, e cila si pedagoge dhe lidhje e fortë familjare ngjiz bazën e militantes më besnike dhe historike të PD-së në Shkodër.
Por Berisha zgjodhi një “Outsider” që në fakt nuk është tamam e tillë, pasi Eliona Shkreli ka më shumë se një vit që është promovuar në tubimet dhe protestat e PD-së, duke i treguar indikacionin se kë preferon Berisha. Por në të vërtetë më shumë se Berisha është familja e tij, e cila ka një rol jo të vogël në përzgjedhjen e njerëzve apo kuadrove drejtues.
Kjo përzgjedhje ka lënë të shokuar të gjithë grupin e vjetër të berishjanëve të Shkodrës, duke nisur nga Lorenc Luka, Bardh Spahia, Maxhit Cungu, Voltana Ademi, etj etj.
Si zgjedhjet në Tiranë, ku ato në njësinë 2 bënë bujë më të madhe, si komandimi i kreut të PD në Shkodër është një sinjal politik se çfarë kërkon Sali Berisha në hierarkinë kuadrove të partisë. Largimi i asaj elite apo klase “të vjetër” pjesë e të cilës është edhe ai vetë, nuk po vjen si një mesazh për të zgjedhur një grup të ri drejtues, së paku me votime apo primare. Thjesht po promovon ata njerëz që janë afër klanit të tij të ngushtë, që edhe mund të mos ketë një rekord politik apo organizativ, por thjesht një qëndrim apo mendim tribal.
Në Shkodër, kreun e komanduar e prezantoi Flamur Noka, si për të thënë se gjithçka vjen nga lart, por ky është vetëm fillimi, që pritet të shtrihet edhe më tej. Gjashtë muaj më parë, në Shkodër pati një grup njerëzish që nisën të hapin lajmin se u ka thënë doktori apo e bija e ti se ata do të jenë në listën e sigurtë. Në fillim u mor si një provokacion apo lojë për të përfituar në bazë. Por ngjarjet treguan se ishte thjesht e vërtetë sepse ndodhi. Zgjerimi i listës aktuale në Shkodër, është një sinjal i pastër se çfarë do të bëjë doktori me listën e Gaz Bardhit, ndaj të cilit Flamur Noka foli sot hapur kundër…
Lini një Përgjigje