TAGS-AT E JAVËS

Editorial20 Tetor 2023, 11:34

Olsi Rama, një copëz histori e mafies Shqiptaro-Amerikane

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Olsi Rama, një copëz histori e mafies Shqiptaro-Amerikane
Olsi Rama /

Nga merhum i përhumbur, sot e kemi mafioz plot histori të ndritshme, leksion për kalim të butë nga varfëria në pasuri...

Ëndrra amerikane e Olsi Ramës nuk zgjati shumë, aso kohe kur ishte i varfër.

Shpejt u fut në një tjetër më të bukur, në ëndrrën shqiptare.

Zoti u gjendet pranë gjithmonë nevojtarëve.

Me rrobat pis, në punë të rëndomta në Michigan, ku punonte për bukën e gojës, në dhjetë vite të rënda, shihte ëndrra të tmerrshme me urrejtje e burokratë të ngurtë të Sali Berishës, që jo vetëm i kishte thyer hundën vëlla Edit, por edhe dhënë arratinë Olsit e gati gjysmës së shqiptarëve.

Nevojtarët kanë reflekse.

Sapo vëlla Edi u bë kryeministër, Olsit ju prish ëndrra amerikane.

Nuk ëndërronte tashmë jetesë normale me djersën e ballit, por pasuri magjike nga dobësitë e sistemit kriminal, ku secili kryeministër është Perandor që ndjen kënaqësi nga ndeshjet mes gladiatorëve të mafies.

Olsi, si shumë të tjerë, ka shkruar histori.   

Përveç fuqive në ekonomi, posedon edhe retorikë si vëlla kryeministri e ‘mbret’ i lojërave të fatit, aftësi në skemat e mashtrimit ndërkombëtar të Wall Street-it dhe gjigandizëm në Parajsat Fiskale.

Nga merhum i përhumbur, sot e kemi mafioz plot histori të ndritshme, leksion për kalim të butë nga varfëria në pasuri.

Po pse ende nuk është shpallur non-grata ky Olsi, habiten të gjithë fshatarët këtej?!   

Edhe kaq mjafton. Fshatarët që njohin mirë lëndët toksike të sistemit, të ndjehen të lirë ta ngulin në kokë mendimin se po, ka ndodhur çudia ende e pa shkruar në dosjet e drejtësisë,, Olsi Rama, është një copëz histori e mafies Shqiptaro-Amerikane./Pamfleti

olsi rama histori e mafies shqiptaro-amerikane

Lini një Përgjigje