TAGS-AT E JAVËS

Editorial24 Korrik 2024, 07:40

Nuk janë të gjithë socialistët si Shalsi!

Shkruar nga Pamfleti
Nuk janë të gjithë socialistët si Shalsi!
Eduard Shalsi

I pacipë, i pangopur me prenë e gjorë drejtoreshë, të cilën meqë e respektonte opozita [drejtonte buxhetin edhe në kohë të Berishës] do të vriste 'me një gurë dy zogj'.

Komisioni i ekonomisë edhe dje ishte në ballafaqim me KLSH-në. Shalsi si Shalsi, kësaj rradhe me (gjuajtje nën brez), nuk ndalej me atë oratori cinike pa pikë inteligjence. Mbërriti fundin kur në sallë ftoi zonjën Mimoza Dhëmbi, drejtoreshë e buxhetit të shtetit. Nuk dimë se në ç'farë presioni politik Moza e famshme e parave të shtetit i ka firmosur ato pasqyra financiare, të cilat për të qenë objektivë asnjë tendencë nuk ka pasur nga audituesit e KLSH-së për t'a ekspozuar zonjën në fjalë.

Po kur janë letrat 'e zeza mbi të bardhë' nuk ka as zot e as kanun me të dalë në mbrojtje.
Eduart Shalsi me injorancën dhe ligësinë e tij prej medemek politikani që dëshironte të shkëlqejë para mediave, përdori edhe kësaj rradhe një zonjë kundër fakteve kokëforte të raportit të KLSH.

I pacipë, i pangopur me prenë e gjorë drejtoreshë, të cilën meqë e respektonte opozita [drejtonte buxhetin edhe në kohë të Berishës] do të vriste 'me një gurë dy zogj'.

Së pari do t'i tregonte derën kreut të KLSH-së, zotit Arben Shehu, por që në fakt si në rastin me akulloret me përbërës kancerogjeni i doli huq spektakli dhe e mori përgjigjen nga KLSH, po edhe se ky arrogant preku kulm fundin me fenemonin e ballafaqimit të drejtoreshës së Ministrisë së Financave, a thua se ishim përballë një gjyqi popullor.

Kreu i KLSH-së nuk ra në nivelin e një donkishoti politik me ç'ekuilibër mendor. E priti me gjakftohtësi zonjën Dhëmbi e cila deri në fund do hiqte vallen sipas avazit të ustallarëve.

Moj zonjë, sikur ky miti për një profesioniste të shkëlqyer të ishte i vërtetë, merr me vete edhe të metat dhe abuzimet e ministrave të financave, "ke kohë për me u korit" thonë andej nga veriu. Ose në kohën e diktaturës thoshin,"E mbylla me nder". Nëse i ka rrëshqit truri këtij mësuesit të biokimisë që nuk ka asnjë lidhje me kryesimin e komisionit të ekonomisë dhe e përdor atë për arsye personale duhet me u distancu socialistët e vërtetë nga ky lloj deputeti, i cili për fat të tij po shkëlqen me idiotësinë./Pamfleti

socialiste shalsi

Lini një Përgjigje