
Nuk mundet që qarku i Shkodrës, aq më shumë socialistët e tij të fyhen në një mënyrë kaq të rëndë nga një klloun politik...
Kur media të ndryshme në Europë, fryheshin me shiringa sponsorizimesh për të kthyer në yll, një vajzë që kishte ngritur një lokal buzë liqenit të Komanit, kjo u mirëpuptua nga shqiptarët. Pasi nuk është keq të promovohen njerëz që kanë nisma interesante për të nxitur punësimin dhe mbrojtjen e traditave. Por vjen një kohë dhe kjo propagandë që nuk pushon prej vitesh po kthehet e bajatshme, deri në neveri.
Si mund ta ndryshojnë gjendjen sociale dhe ekonomike, disa individë që shesin djathë e shëllirë, apo shtrojnë shilte në hanet moderne që Edi Rama i quan bujtina.
Gjithë këto njerëz që janë kthyer në ajkën e propagandës së Kryeministrit prej vitesh nuk i kanë pushtuar kot ekranet e rrjetet sociale. Gjithçka është bërë për të mbushur boshllëkun e kotësisë së qeverisë 12 vjeçare të Bablokut të Imer Lalës, e të shurdhojë këmbanat e frikshme të korrupsionit qeveritar.
E ka marrë ‘copy paste’ nga Enver Hoxha, i cili, vrasjen e shokëve të tij të luftës për të ruajtur pushtetin, e mbushi me ‘lenkat’ e ‘themiet’.
Por Enveri, ‘lenkat’ e ‘themiet’ e tij, i përzgjidhte me kujdes; të kenë mbaruar shkollën me 10-ta, të jenë punonjëse të dalluara, të mos kenë bërë asnjë krim apo të paktën t’i pëlqejë fshati i tyre.
Enver Hoxha nuk e ka bërë asnjëherë që deputet për Shkodrën të zgjidhte një personazh si neomalësorja e një hani në një vend të humbur, duke e vendosur si ikonën politike të qarkut më të rëndësishëm të veriut në vend.
Nuk do të kishte problem respekti apo mbështetja e qeverisë për një sipërmarrje ekzotike në liqenin e Komanit, apo edhe në ndonjë fshat të Lezhës, siç nuk është aspak problem, nëse këto janë të detyruar të kthehen në propogandistë të Bablokut të Imerit.
Por nuk mundet që qarku i Shkodrës, aq më shumë socialistët e tij të fyhen në një mënyrë kaq të rëndë nga një klloun politik.
Shkodra, përkatësisht socialistët e saj, kanë sot intelektualë të nivelit të lartë, qoftë në katedra, qoftë në ndërmarrje të nivelit botëror, qoftë edhe artistë që ndryshe nga Babloku i Imerit janë të famshëm pa u bërë kryeministra.
Vendosja e një personazhi, që me qëllim e ka sjellë si karikaturë politike, nuk është gjë tjetër veçse një fyerje absolute.
Fyerje që nuk ja ka bërë Enver Hoxha, i cili ka vrarë e persekutuar shumë e shumë përfaqësues e intelektualë të Shkodrës. Pasi në fund ka zgjedhur si deputetë apo drejtues, së paku njerëz normalë dhe të shkolluar, menaxherë dhe të respektuar në qytet.
Kjo fyerje vjen nga një urrejtje e madhe, vjen nga një mungesë e genit shqiptar, pasi për këdo Shkodra është zemreku i kulturës kombëtare.
Ta fyesh deri në këtë pikë, nuk mund ta bëjë një personazh që realisht nuk ka as ‘din e as iman’. Një arumun me rrënjë që si di as vetë rrënjët e tij, dhe që ka mbetur vetëm në shkopin e dajës Spiro, të cilin Enver Hoxha e përdorte për të gjetur kuadro.
Në fund të jetës së tij, Enveri donte të sillte në qeveri një shkodran shumë të edukuar dhe që u shqua në “veprat e pesëvjeçarit”, dhe çoi Spiro Kolekën për ta testuar shkodranin, i cili fjalës se Enveri donte ta fuste në qeveri, ju përgjigj në mënyrë të sinqertë se e ndjente veten të gatshëm për të kontribuar, siç kishte bërë gjithnjë në punën e tij.
Spiroja ja ktheu: Komandanti të do për besnik, se mend ka vetë me tepri! Ja kështu i ka gjetur edhe Babloku i Imerit të “rinjtë e të rejat”, që nuk dinë gjë tjetër veçse të përsërisin si papagallë se “janë magjepsur nga fjala e Edi Ramës që lufton për historinë”. Siç tha dje një besimtare me shami, të cilën nipi i Spiros e kishte zgjedhur vetëm për këtë të fundit./Pamfleti
Lini një Përgjigje