Ardhja urgjente në Tiranë e të dërguarit të SHBA-ve për Ballkanin Alexander Kasanof, pasuesit të Gabriel Escobar, lidhet me sisteminin e eshtrave të sistemit korruptiv...

Ambasada amerikane, para 20 janarit, po përpiqet të ç’kodoi mesazhet e Presidentit Donal Trump për Ferrin që i pret 4 Klanet Mafioze.
Përmes mesazheve të koduara, ende të pa kuptueshme, normalisht në frekuenca të ulëta nga pozicioni “Justice, the great Hell 2025, is ready”, parandjen, prandaj edhe paralajmëron se “Drejtësia, Ferri i madh 2025, është gati”.
Të gjithë kanë lëshuar kushtrimin: Non Grata është i zoluar, por “harrojnë” se mesazhi është edhe për Bablokun.
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn, më shumë ka futur në punë mediat me prapavijë mafioze dhe patronazhistët që ende i ka nëpër zyra e nëpër këmbë, se sa logjikën me shasi prej çeliku të durimtarëve që tërë historikun modern sorosian, e shohin në panik, pasi erdhi dita t’u thuhet: ikni, zhdukuni, ktheni gjënë e vjedhur.
Ambadada Amerikane është në alert, pasi po, duhet me patjetër të bëjë gati terrenin për largimin nga skena politike të Sali Berishës dhe Edi Ramës, si dy figurat më të rrezikshme të demokracisë sot.
Milionerët nga hiçi, e ndjejnë se pasuritë u janë hetuar, pallatet e resortet do u konfiskohen, pushteti kriminal do ju përfundojë në letra higjenike në lavamanin e drejtësisë që nuk po lëviz me hir, por me pahir nëpër motorët e pamëshirshëm të epokës post Mc-Gonigal.
Saliu dhe Edi, dy nga 4 Klanet Mafioze, vazhdojnë të jenë aktivë, edhe pse të dy, po i lajnë në dërrasë të varrit ca prokurorë me duar të zeza e doreza të bardha.
Nuk ka ende as zemër as qëllim SPAK-u të prekë Shkëlzen Berishën dhe Olsi Ramën, dy bankomatët e dy nga 4 Kapot e Klaneve Mafioze, pasi ende shpresojnë se në garazhin e Bardhë të Shtëpisë së Bardhë, “makina” gjigante “Drejtësia, Ferri i madh 2025, është gati”, nuk do të mund të drejtohet mirë në autostradën pa ndalim e ndëshkim.
Ardhja urgjente në Tiranë e të dërguarit të SHBA-ve për Ballkanin Alexandër Kasanof, pasuesit të Gabriel Escobar, lidhet me sisteminin e eshtrave të sistemit korruptiv, që nuk ka kush u hedh nga dy lopata dhe mbi varr.
Defektet e sistemit që për karburant përdori korrupsionin, ngjan se nuk i pranon as sesi ky impianti ligjor që do të marrë përpara tërë pisllëkun për ta ricikluar në dënime spektakolare nga hajduti i parë tek i fundit.
Ferri që pret 4 Klanet Mafioze, nuk është tashmë një fantazi mistike.
Këtë mesazh, duam të mendojmë se po përcjell çdo ditë Ambasada Amerikane, këtu në Tiranën e mafiozëve./Pamfleti
Lini një Përgjigje