TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 5 Mars 2026, 17:15

Skandali/ PS ndryshon ligjin e Gardës për të emëruar drejtor krushkun e Spiro Kolekës, xhambazin Simon Zereci

Shkruar nga Pamfleti
Skandali/ PS ndryshon ligjin e Gardës për të emëruar drejtor
Edi Rama & Simon Zereci & Spiro Koleka

Ligji i ri, PS heq konkursin për kreun e Gardës dhe zhbën kriteret që penalizonin Simon Zerecin...

Edi Rama duket se e ka ndarë mendjen për të emëruar zyrtarisht xhambazin Simon Zereci drejtor të Gardës së Republikës.

Pas largimit të Ermal Onuzit, ministrja e Brendshme në largim, Albana Koçiu, emëroi drejtor të përkohshëm Simon Zerecin dhe hapi më pas garën për drejtuesin e ri, në zbatim të nenit 17 të ligjit për Gardën e Republikës.

Më 29 janar 2026, komisioni i Ministrisë së Brendshme intervistoi 8 kandidatët për drejtor të Gardës, ndërkohë që para intervistimit u ishte verifikuar figura dhe aftësitë profesionale.

Më 4 shkurt 2026, Koçiu u dërgoi kandidatëve këtë njoftim elektronik: “Ju informojmë se, pas përfundimit të fazave të parashikuara të verifikimit e vlerësimit të kandidaturave për postin e Drejtorit të Gardës, procedura nuk është finalizuar me fitues”.

Por arsyeja e anulimit të këtij procesi ishte sepse i besuari i ministres, Simon Zereci, nuk arriti të përzgjidhej drejtor, pasi nuk plotësonte kushtet. Ministrja nuk e rihapi garën dhe la të komanduar Zerecin. Ndërkohë është bërë një tjetër manovër për ta emëruar drejtor Garde në mënyrë klandestine.

Në Kuvend ka shkuar një projektligj për të ndryshuar “Ligjin nr. 33/2021 për Gardën e Republikës së Shqipërisë”.

Për të qenë më të saktë: drafti është propozuar nga deputetja Antoneta Dhima dhe qëllimi kryesor i tij është ndryshimi i kritereve për Drejtorin e Përgjithshëm të Gardës së Republikës. Ligji është qepur në mënyrë të atillë që Simon Zereci të bëhet drejtor thjesht me një firmë.

Për të qenë më të saktë, në ligjin e ri propozohet të ndryshohet paragrafi 1 si vijon:
1. Drejtori i përgjithshëm i Gardës së Republikës emërohet nga Kryeministri me propozim të ministrit dhe i jepet grada ‘Drejtues madhor’. Ai përzgjidhet nga radhët e punonjësve të Gardës që mbajnë gradën ‘Drejtues i Parë/Drejtues i Lartë’.”

Ndërkohë, në ligjin aktual në këtë paragraf thuhet: “Drejtori i përgjithshëm i Gardës së Republikës emërohet nga Kryeministri me propozim të ministrit dhe i jepet grada ‘Drejtues madhor’. Ministri i propozon Kryeministrit kandidatin për drejtor të përgjithshëm të Gardës së Republikës pas kryerjes së një procesi të konkurrimit të hapur, të bazuar në parimet e mundësive të barabarta, meritokracisë dhe mosdiskriminimit. Rregullat dhe procedurat për përzgjedhjen e kandidatit për drejtor të përgjithshëm të Gardës së Republikës përcaktohen me udhëzim të ministrit.”

Skandali/ PS ndryshon ligjin e Gardës për të emëruar drejtor
Ligji i propozuar

Pra, përmes ligjit të ri hiqet konkursi. Kjo i jep dorë të lirë ministrit të Brendshëm thjesht të propozojë një emër dhe më pas Kryeministri e firmos. Por ajo që e tregon hapur se ky ligj është bërë për Simonin është pjesa që emri duhet të mbajë gradën “Drejtues i Parë/Drejtues i Lartë”. Në ligjin aktual nuk ka një kriter të tillë, ndërkohë Zereci mban gradën “Drejtues i Lartë”.

Po ashtu është shfuqizuar gërma “d)” me këtë përmbajtje: “Kandidati duhet të ketë përfunduar ciklin e dytë të arsimit të lartë në fushën e rendit ose sigurisë”.

Simon Zereci ka përfunduar shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” dhe më pas ka ndjekur studimet e larta në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve. Pra nuk ka “master”.

Skandali/ PS ndryshon ligjin e Gardës për të emëruar drejtor
Ligji aktual

Po ashtu është futur një tjetër kriter: “Të mos jetë larguar nga puna më parë për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masa për shkelje të rënda disiplinore brenda 3 viteve të fundit”. Edhe ky ndryshim i shkon përshtat Zerecit, pasi vite më parë ai ka patur shkelje pafund.

Sipas të dhënave, Simon Zereci rezulton me dosje penale për dhunë barbare pa asnjë motiv, grabitje sendesh personale si dhe pengmarrje të qytetarit Iris Peti; kryer më 22 prill 2022, kur ishte komandant grupi në Njësinë Speciale; është përjashtuar nga strukturat e Gardës për lidhje me aktivitetet kriminale, por me dokumente false u rikthye në Gardë më 2013-ën; në dosjen e Simon Zerecit gjatë shërbimit në Gardë janë skeduar 8 raste dhune fizike, ndërsa në AMP ka një dosje me abuzime të tjera gjatë detyrës e jashtë saj.

Por pse bëhet e gjithë kjo? Kjo bëhet sepse ai ka lidhje krushqie me familjen e kryeministrit Edi Rama. Konkretisht, motra e krye-gardistit Simon Zereci është martuar me djalin e Spiro Kolekës. Dhe duket se tani po bëhet një ligj i posaçëm që ai të emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës. /Pamfleti

 

7 Komente

  1. L
    Linda

    Është për të ardhur keq që disa portale vazhdojnë të publikojnë tituj sensacionalë dhe shpifje pa asnjë provë konkrete, vetëm për të bërë zhurmë dhe për të marrë klikime. Është shumë e lehtë të përmendësh emra njerëzish nëpër artikuj dhe t’i përfshish në histori të pavërteta, por kjo nuk e bën lajmin të vërtetë. Para se të publikohen akuza të tilla, duhet të ketë fakte, dokumente dhe përgjegjësi për atë që shkruhet. Përndryshe, mbeten vetëm thashetheme dhe përpjekje për të dëmtuar reputacionin e njerëzve. Çdo njeri ka dinjitet dhe emër që nuk mund të përdoret për propagandë apo për interesa të caktuara. E vërteta nuk ndryshohet nga titujt e bujshëm. Në fund, faktet dalin gjithmonë në dritë dhe publiku e kupton shumë mirë diferencën mes gazetarisë serioze dhe shpifjeve të fabrikuara për sensacion.

    1. N
      Nadja e Mirë

      Spiro Koleka nuk ishte daja i Edi Ramës! Mblidheni mendjen njëherë e mirë dhe mos dëgjoni fshatarin Sali Berisha se ai tërë burrat e fshatit të tij i kishte" dajo"... Spiro Koleka ishte vëllai i Petro Kolekës,pra vëllai i gjyshit të Edi Ramës! Vëllai i gjyshit nuk është vëllai i mamasë!!!! Personi për të cilin shkruani është kushëriri i nënës ( të ndjerë) të Edi Ramës... Po me këtë logjikë nuk do punojë askush në shtet se ne dalim të gjithë kushërinj me njëri tjetrin.

      1. N
        Nata

        Po këta 7 të tjerët jan të kulluar përpara këtij

        1. D
          Denisa

          Si nuk ju vjen turp, baltosni njerëzit që punojnë,që japin shpirtin për atë institucion.Simon Zereci është nder për Gardën dhe lum ai që ka punuar dhe punon me të.Po doni të udhëhiqeni nga pijanecë dhe drejtues KÇK, që e shkatërruan për vetëm një vit atë institucion ELITË të Shqipërisë. Respekt për Zerecin dhe të gjith ata që punojnë çdo ditë me përkushtim si AI.

          1. V
            Vera

            Ore mirë me kët po me motrën e këtij ca keni se lat nam

            1. R
              Roja

              Ore kët e morrëm vesh ne qe qënka i keq. Po ata 7 të tjerët janë më mirë. Tre nga ata që të pakten i njohë. I 1. Pijanec i klasit të parë Botërorë I 2. I përjashtuar nga ushtria I 3. Ka tradhëtuar uniformën e Gardës per 1.5k € te pronari i ABI BANK

              Lini një Përgjigje