TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë24 Shtator 2025, 14:10

Nga çobani arumun i Sinjës te sulltani i Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Origjina arumune e Ramës nuk është turp, por kontradiktë: nga kasollet e Shpiragut, sot ai komandon Shqipërinë si një sulltan i lodhur, duke mbajtur popullin peng mes mashtrimeve dhe pushtetit absolut.

Nga çobani arumun i Sinjës te sulltani i Tiranës
Edi Rama

Origjina arumune e Ramës nuk është turp, por kontradiktë: nga kasollet e Shpiragut, sot ai komandon Shqipërinë si një sulltan i lodhur, duke mbajtur popullin peng mes mashtrimeve dhe pushtetit absolut.

Edi Rama ka ndërruar më shumë versione për origjinën e tij se sa kravatat në daljet publike. Herë është venecian, herë kroat, herë boshnjak, herë mirditor apo himariot. Por historia e tij e vërtetë është më e thjeshtë: prejardhja nga babai lidhet me një familje arumunësh çobanë të vendosur në Sinjë të Beratit. Një komunitet që për shekuj ka jetuar me blegtori, zejtari të thjeshta dhe pak pushtet, derisa koha dhe djallëzia i futën në administratë e politikë.

Nga ky fillim i zakonshëm, Rama e ka ngritur mbi vete mitin e një prejardhjeje “internacionale”, duke shpikur rrënjë veneciane e boshnjake, sikur prejardhja do ta bënte më të madh. Në fakt, nuk është e rëndësishme prejardhja, por si e përdor ai këtë narrativë: për të krijuar profilin e një lideri “mbi palët”, një kombëtar të pranuar nga të gjitha krahinat.

Por kontradikta e madhe nuk fshihet dot. Nga kasollet e çobanëve në Shpirag, sot Rama ka ngritur sarajet në Surrel. Nga një familje që njihte tokën dhe tufat, ai është bërë kryeministër që sundon gjithçka: parlamentin, bashkitë, tenderët, prokurimet, mediat. Nga “ruajtësi i bagëtisë” te sulltani i Shqipërisë.

Origjina nuk është turp. E turpshme është se si një njeri që vinte nga shtresat e thjeshta është kthyer në simbolin e një pushteti arrogant e të kapur. Nga njeriu që duhej të ishte më afër njerëzve të zakonshëm, është bërë njeriu që nuk pyet për ligj, Kushtetutë apo qytetarë. Një pushtet absolut që e ka shndërruar vendin në han pa porta, ku çdo gjë blihet, shitet dhe kontrollohet nga oborri i tij.

Prandaj, pyetja nuk është nga vjen Edi Rama, por ku e ka çuar Shqipërinë pas 12 vitesh pushtet. Dhe përgjigjja është e qartë: një vend të lodhur, të kapur nga oligarkët, të mbajtur peng nga mashtrimet dhe propagandat e tij. Nga çobani i Sinjës, tek sulltani i Tiranës, ky është udhëtimi i Ramës, që sot dëshmon vetëm një gjë: pushtet pa din e pa iman./Pamfleti

sulltani i tiranës çobani arumun i sinjës

15 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Prishjet sot të IKMT në Rinas janë ndërtime pa leje.Nërtuar jo për banim por për biznes. Sa nga këto ndërtime janë bërë nën hundën e Kryetarit të Bashkisë?Dhe se sa nga këto ndërtime pa leje Kryeministri nuk i shikonte kur hidhnin shtat. Apo Kryeministrit nuk i binte rruga nga Rinasi? Apo nuk e dinte se kush qëndronte pas çdo 'ndërtuesi'? Në fakt edhe bizneseve që kanë ndërtuar aty, ju është bërë dëm i madh. Ata mund dhe duhej të orjentoheshin se ku mund ti investonin fitimet e tyre në aktivitete të tjera të ligjshme.

    1. P
      Paftalaku

      SHKRIMI QENDRON . QE TE JENI 100% TE SAKTE PO JU BEJ ME DIJE SE FSHATI KU KA JETU FAMILJA E ATIT TE KRISTAQ RAMES, VLASH RAMES , QUHET PAFTAL, ESHTE PJESE E KRAHINES SE SHPIRAGUT, ADMINISTRATIVISHT NENVAREJ NGA KOMUNA SINJE.

      1. D
        DUCJA

        Rama nuk ka pse fsheh asgje. Origjina e tij eshte e lavdishme. Arumunet jane njerezit me te zgjuar ne kete vend dhe me kontribute te shquara. Kudo ku kane qene jane dalluar per ndershmeri dhe aftesi sepse, ne radhe te pare kane qene besimtare. Populli shqiptar ne origjine ka qene si kudo popull bujk apo blegtor, ndoshta autori ka gjak princeror, le te na i tregoje. Rilindja shqiptare dhe shteti shqiptar kryesisht jane veper e diplomacise dhe aftesise se arumuneve, sepse te tjerat, si dhe dhe sot, dine vetem te vrasin njeri-tjetrin. Arumunet jane me origjine nga perandoria romake, pra latine. Ti hani mune Rames!

        1. S
          Sander Prosi

          Bravo! Eshte realiteti me i sakte, pershkrimi qe i ke bere vlleheve(Aremenjli din Albania).

          1. Z
            Zeri

            E urrej Ramen por je shume i sakte! Kete shkrim duket sikur e ka bere Tomor Alizoti, i dale nga kazani i plehrave. Eshte nje shkrim qe nxit percarje etnike, fetare dhe krahinore. Rama duhet rrezuat por jo ne kete menyre bajraktareske. Sa per gjakun " princeror" te autorit, mos na hap barkun! Aristokraci ne shqipetri nuk ka patur ndonjehere. Ka patur çifligare te vegjel me mendesi otomane dhe agjente te vatikanit qe nxitin percarje. Shkrim i turpshem!

          2. E
            Ermali

            Shkrim "ja ke fut kot plako". Ne rradhe te pare arumunet jane shqiptare. Ne rradhe te dyte nena nuk eshte, gje qe e ben me shqiptar se shume te tjere. Nuk besoj se i vjen turp nga origjina e tij. Por cdo njeriu i pelqen te luaje me origjinen e tij. Psh edhe Sala thote se eshte kosovar kur ne fakt eshte katunar harixui Puke.Dhe keshtu te gjithe personalitetet. Nuk shprehet Urrejtja ndaj Rames me shkrime te tilla. Edhe Blendi Gonxhe dhe Lul Basha mohojne se jane dibrane megjithe origjinen e tyre.

            1. L
              Ledia

              " Kaurke e Sinjes" ka qene sharje ne Berat, por kjo nuk mund te pergjithesohet. Deri me sot ai eshte lideri qe I ka sjelle me shume te mira vendit te tij, ne te gjithe koherat qe mbahen mend.

              1. I
                Intelekti

                Po edhe " Kauret" e Beratit ju therrasin juve " Goro"! Se ke fajin ti, e ka Saliu 2 i portalit qe ka humbur busellen.

              2. f
                fshatari.pafshat

                Ja ke fut kot plako. Sepse nuk ke lexuar asgje, jo vetem dokumenta po edhe gazetat e kohes, dhe as prinderit nuk te kane treguar, apo degjuar nuk ke nga gjysh e gjyshe...Kjo nuk eshte hera e pare. Kemi debatuar edhe vite te shkuara per familjen Rammo - bashke... Te jesh botues nuk do te thote se mund te shkruash edhe per ndjenjat vetiake qe te zhuzherine ne shpirt, kunder nje tjeter individi. Kjo demton parimet mbi te cilat mbani lart frymen e gazetes tuaj...Une jam aktiv-vetiak me temen e vlleh-ve=arman-ve ne Shqiperi, dhe po te lexosh sa kam lexuar e po lexoj une, do te kuptosh me "dhimbje" se Vllehet e Ilirise, Shqiperise, shqiptaret edhe vllacefoles, e kane me letra lashtesine e pranise se tyre 2000 vjecare - me e pakta - ne Trojet tona... Ate qe citon ti ne shkrim per Shpiragun, ose i referohesh pa emer, une e kam pas njohur, i shkruajti ato fjale ne gjendje stresi te rende... vllah ishte dhe ai i Beratit, sikurse Rammo...dhe une gjithashtu, te zbritur nga Voskopoja kur e dogjen me themeli... Pa shqiptarovllenjte Shqiperia do te ishte...c'te kujton Frasheri dhe Frasherllinjte, Kristoforidhi, Luarasi, Noli, Shuteriqi, Jorgaqi, Dakot e Zengot etj., etj., nese ke lexuar thelle e thelle... Po keta jemi ne: te vrasim naten e te "qajme" diten ne gazete...

                1. L
                  LLALI GEORGE

                  Arumunet(vllehet)(Moskopole) i nderuar shkrimtar jane kaq te hershem ne histori sa pervec se kane qene tregetaret dhe zejtare ,dijetare e shkrimtar Rilindas te Shqiperise ashu sic kane qene edhe blektor por kurdohere te sukseshem ne cdo lloje profesioni qe kane pasur,jane ata nga te cilet sot, ti dhe une po perdorim shkronjat e alfabetit te Naumit (cobanit) apo qendizjen e flamurit nga cobania Marigo apo vargjeve te Mihalit e shume rilindasve te tjere te cilet kane cobenj me kasolle po kontribuan ne Rilindjen e shtetit Shqiptar per te qene ne te lire nga otomanet apo ndonje perandori qe ka dashur shkrirjen e Shqiperise.E.R apo shume te tjere si Edi thjesht i ngrihen vlerat per origjinen e tij ,por lakmia te jesh si Edi normalisht qe nuk ja dalin dot sepse eshte i paharitshem si lider ,*pavaresisht se personalisht nuk eshte se e dua si kryeminter por realisht ka bere kaq buje dhe i ka dhene kaq emer nderkombetarisht sa do ta kishin zili edhe lidera te vendeve me te fuqishme.Vllehet ,cobanet,Moskopojaret ,etj jane nga etnite me te ralla ne bote dhe me zgjuarsi shume te zhvilluar te percaktuar nga ADN e paster e anazlizuar nga studimet shkencore si etni super e zgjuar dhe punetore dhe me drejtesine e tyre gjithnje jane dalluar ne cdo shtet qe ata kane jetuar, pavaresisht asimilimin nder shekuj qe jane munduar shtetet per ti zhdukur.Zakonet ,traditat ,kultura dhe gjuha e trasheguar ne shekuj si nje nga popullsite me te vjetra i kane bere ata te dallueshem dhe udheheqes ne cdo aspekt.Te jesh arumun(vllahe)(coban) eshte nder per kedo qe i njeh dhe ka jetuar me ta!Jane shume hapa para ne zhvillime sa qe cdokush do deshte te ishte si ata.Por nese do te flasesh per origjinen arumune shko pak me larg se Sinja e Shpiragut,se qenke afer me vitet,shko ne perandorite Romake apo me heret dhe ndoshta aty do gjesh e ndonje renje te E.R si coban!Kur je zoti i nje vendi origjinen e perdor si histori per te kamufluar ate origjinen e vertete te tij qe daton shume shekuj perpara!

                  1. S
                    Skelari

                    Cfare eshte origjina? Cfare rendesi e ka origjina dhe ne kete rast origjina genetike? Prinderore? Rama ka origjinen ne Art dhe te kurioziteti i tij per te zbuluar te panjohurat, eshte njeri multi - forme! Vegjel une dhe rinine e jetoi midis Tiranes, Vlores dhe pak Vunoit, me tej me udhetime ne Francë, Itali e Gjermani. Rama do kujtohet si nje personazh unik dhe njekohesisht cinik dhe inteligjent Me vjen keq qe fundi i tij do jete si nje pikture e pambaruar dhe e prishur nga kraklyrat e nenshtresave te bojes

                    1. E
                      Elez Isufi

                      Jam plotesisht dakord me autorin.Vllehet jane vllehe dhe nuk jane shqiptare keshtu nuk ka per ndonje mllef ketu dhe plus mund te shtoj se nga menyra e organizimit jane si cifutet.Gjithashtu mund te shtojme se shume figura me origjine vllehe ne Shqiperi gjate viteve '90 dhe 2000 islamofobe kane qene neper shkrimet e tyre keto gjera nuk mund te harrohen!

                      1. A
                        Andi

                        Aman se na i bete te gjithe rilindesit arumun.PO disa kane qene patriote te medhenj,pa diskutim.Jo te gjithe ata qe jane permendur me siper!Se i zhduket te gjithe ortodokesit shqiptare!(meqe ra fjala ky Jorgaqi kush eshte,ai spiuni i sigurimit?).Ne Frasher ka qene nje lagje me arumun ,por orthokesit shqiptare frasherlinj ishin shume me te spikatur si nga gjendja sociale dhe nga kontributi ne levizjen patriotike.Te gjithe patriotet me origjine arumune vinin nga familje qe ishin bere me kohe sedentare pra e kishin braktisur me kohe jeten e cobanit,kurse fisi Rama eshte vendosur ne Durres vone,aty i ja edhe hallat,te lagja e cobenjve.Pra kane merita qe nuk mund te mohoen,ashtu sic eshte i vertete fakti qe u bene nje me komunizmin.Shumica e krimineleve te ministrise se brendshme menjehere pas clirimit ishin me origjine arumune.Sa per Marigone,e kishte burri arumun.E fundit nje familje shqiptare orthodokse nuk jepte dhe merrte nga familjet arumune kjo tregon kategorine.

                        1. f
                          fshatari.pafshat

                          Andi, per nga emeri qenke moshe e re, dhe per sa ke shkruar tregon se je NUL. Nuk ka patur e nuk ka asnje gjurme se ne Durres paska qene/ishte Lagjia e Cobenjeve. Shpikja tende kjo, qe verteton se je NUL. Vllehet jetonin ne Lagjen Kala... Prania e familjes Rammo ne Durres, pas Beratit, daton rreth 200 vite me pare. Sa per dijeni, me dy fjale, ne Pernadorine Osmane( Rumeli, dhe deri ne Samsun e Trabzon) ka patur prani te popullsise Vllahe, sepse keto rajone lageshin nga Deti i Zi... ku edhe ketu flitej turqisht per shume aresye qe ti i "di", dhe fjala Coban ne turqisht nenkupton Bariun ne shqip; dhe meqe Vllah nenkupton- bari, blegtor, malok, malesor...ne shqip, vllehet atje, Turqi, thirreshin Coban. Edhe ne Greqi perdoret koncepti Cobanis, por per bariun, blegtorin, kurse vllehet thirren Vllahos...

                          1. F
                            Frediballa

                            Po Ismail Qemali coban ishte...

                            Lini një Përgjigje