TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë19 Shtator 2025, 20:15

Emri i preferuar i SHBA-së për pasardhësin e Altin Dumanit “vs” emri i Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Emri i preferuar i SHBA-së për pasardhësin e Altin Dumanit

Ashtu si në periudhën kur u zgjodh Altin Dumani, dhe Yuri Kim ishte amabasadore në Tiranë, një “luftë” SHBA-mazhorancë pritet që të nisë për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur procesin për zgjedhjen e kreut të ri të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Emri që do të dalë nga ky proces, do të zëvëndësojë Altin Dumanin, të cilit i mbaron mandati më 18 dhjetor 2025.

Në vazhdën e këtij procesi selektimi për pasardhësin e Dumanit, të gjithë sytë dhe veshët janë tek emrat që përfliten lartë e poshtë, por edhe te ndonjë mesazh i koduar nga Amerika, e cila në vitin 2022, pati ndikim të madh në zgjedhjen e kreut aktual të SPAK-ut, proces të cilin e monitoroi me vëmendje.

Thënë këtë, duket se SHBA-ja ka sërish një emër të preferuar për të drejtuar Strukturën e Posaçme. Emri i tij u shpalos nga e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, gjatë një vizite që ajo pati ditën e djeshme në SPAK, ku takoi vetëm dy prokurorë, Altin Dumanin dhe Klodjan Brahon.

Mesazhi i përcjellë nga Ambasada e SHBA-së, u vu re në postimin e vizitës në rrjetin social “X”, ku ndër fotot, njëra goditi më shumë; Dumani, Nancy VanHorn dhe prokurori Klodjan Braho.

Në foto është siguruar që të kapet edhe emri i prokurorit Klodjan Braho në derën e zyrës së tij. Një mesazh nga SHBA, apo koiçidencë? Në realitetin politik, asgjë nuk i lihet rastësisë, emri i Brahos duket se do të jetë ai për të cilin do të luftojë SHBA-ja që të ngjisë në krye të SPAK-ut.

Emri i preferuar i SHBA-së për pasardhësin e Altin Dumanit

Megjithatë, mungesa e një ambasadori e bënë më të vështirë ndikimin e SHBA-së në procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut. Ndodhur në këto kushte, politika mund të nxitojë që të vendos ‘njeriun e saj’ për të drejtuar institucionin e Prokurorisë së Posaçme. Me goditjet e pafundme që mazhoranca ka marrë nga SPAK-u, Rama do të përpiqet të luajë çdo kartë në duart e tij, për të vendosur një prokuror “kukull” në krye të Strukturës së Posaçme.

Ashtu si në periudhën kur u zgjodh Altin Dumani dhe Yuri Kim ishte amabasadore në Tiranë, një “luftë” SHBA-mazhorancë pritet që të nisë për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut. Kush "triumfon" në fund, përcakton drejtimin që do të marrë Shqipëria të paktën për 3 vitet e ardhshme./Pamfleti

2 Komente

  1. E
    Engjell Hamitaj

    Quhem Engjell Hamitaj jam nga Vlora po u zgjodh Klodiani i pari SPAK un dhe familja ime do kerkoj azil krimi Ky njeri dhe gruaja Arjola dhe vjerri i tij keto 6 vite familjes time i kan nxir jeten kete njeri maKaSjell vjerri tij ne tavolin e kam vleresuar qe tr kish holokaus atje do te na digjte me pozitenqe ka per pamfletin kam respekt podoni tel. 0682253230

    1. m
      mona

      e do se do dyshja rama berisha kjo eshte puna

      Lini një Përgjigje