
“Pamfleti” e ka thënë më herët se prokurorët kanë në duar disa dosje shumë sensitive, por që nuk kanë dalë në publik. Rasti i Lefter Allës e konfirmon këtë dhe kjo duhet të alarmojë politikën...
Arrestimi i Lefter Allës në Bulqizë dhe deklaratat e sotme të kreut të SPAK Altin Dumani, duhet të shqetësojnë shumë persona në radhët e politikës dhe jo vetëm. Çdo ditë që kalon, rrethi ngushtohet dhe nuk do jetë e largët dita kur “mamuthët e korrupsionit” të shkojnë te vendi.
Altin Dumani raportoi sot në Këshillin e Prokurorisë dhe ai nxori një shifër mbi numrin e personave që janë nën hetim nga SPAK. Ai tha se janë plot 612 persona nën hetim që nga viti 2020, kur dhe nisi punën SPAK. Vetëm gjatë vitit që lamë pas janë bërë afro 250 padi.
Deri më tani dihet se SPAK po heton disa dosje të bujshme ku mund të përmendim: Gërdecin, aferën me Kompleksin “Partizani”, skandalin CEZ-DIA, lobimet dhe ndërhyrjet estetike të Metës dhe Kryemadhit, koncesionet në shëndetësi, apo afera me portin e Sarandës. Por sipas Dumanit janë 712 dosje në total me 612 persona në hetim? Pyetja që shtrohet është: Kush janë këta persona që po hetohen?
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje mund të shohim zhvillimet e ditës së djeshme ku në Bashkinë e Bulqizës u arrestua gjysma e administratës. Kryebashkiaku Lefter Alla, nënkryetarja e bashkisë dhe 9 zyrtarë u arrestuan përmes një operacioni shumë sekret. Për këtë dosje abuzive nuk kishte askush dijeni.
Kjo do të thotë se te numri 612 kemi dosje për të cilat nuk ka dijeni askush. “Pamfleti” e ka thënë më herët se prokurorët kanë në duar disa dosje shumë sensitive, por që nuk kanë dalë në publik. Rasti i Lefter Allës e konfirmon këtë dhe kjo duhet të alarmojë politikën. Kryebashkiaku nuk u pyet asnjëherë dhe nuk e dinte që po hetohej, por e mori vesh vetëm kur u arrestua.
Pra me pak fjalë, te numri 612 ka shumë emra që ndoshta do e marrin vesh kur agjent e BKH tu shkojnë në shtëpi. Aty padyshim ka dhe bosë të krimit dhe trafikantë, por dominojnë zyrtarët e korruptuar. Mesa duket SPAK ka materiale në duar dhe të shpresojmë se prokurorët do të nxitojnë, pasi nëse ka vullnet dhe guxim, do jenë të shumtë ata që do të jenë shokë qelie me Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Simir Tahirin, Fatos Tushen dhe Lefter Allën. /Pamfleti
Lini një Përgjigje