
Sali Berisha ka nisur sulmin ndaj kreut të KQZ-së, ndërsa Fatmir Mediu refuzon ta firmosë padinë ndaj kunatit të tij Celibashi. Në sfond: mbesa, motra, poste në KQZ dhe heshtja e planifikuar për skandalin e votave të diasporës dhe tenderin 11 milionë euro me DHL...
Pas akuzave ndaj Edi Ramës, Postës Shqiptare dhe kompanisë private DHL, Sali Berisha ka nisur sulmin direkt ndaj kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, duke e akuzuar si bashkëpunëtor të PS-së në manipulimin e votave të diasporës. Berisha paralajmëroi kallëzim penal ndaj Celibashit, të cilin po e finalizon në emër të koalicionit "PD-Shqipëria Madhështore".
Akt-padia u firmos nga Berisha, Ilir Meta, Vangjel Dule dhe kryetarët e tre partive të vogla aleate. Por jo nga 18 partitë e tjera të koalicionit. Më i zëshmi mes tyre: Fatmir Mediu, i cili ka refuzuar hapur ta firmosë kallëzimin.
Refuzimi i Mediut nuk është as politik dhe as procedural. Ai është personal: Ilirjan Celibashi është kunati i tij, bashkëshort i motrës Ardjana Mediu, ndërsa mbesa e Mediut, Ejona Mediu, është krye-asistente e Celibashit në KQZ. Madje familjarë të tjerë të Mediut janë të punësuar në sektorët kyç të KQZ-së: tenderë, financa, kontrata dhe sistem elektronik.
Në këto kushte, Mediu nuk mund të firmosë për dërgimin në SPAK të kunatit dhe mbesës. Sidomos kur bëhet fjalë për procedura të ndjeshme si tenderi 11 milionë euro me DHL dhe rolin e postës shtetërore në dërgimin dhe kthimin e votave të diasporës.
Skandali bëhet edhe më i thellë, pasi janë pikërisht nëpunësit e lidhur me familjen Mediu që kanë mbikëqyrur procesin dhe kanë heshtur ndaj përshkrimeve të përdorimit të patronazhistëve si "vëzhgues të pavarur", një skemë që tashmë ka ndërmarrë trajtën e manipulimit sistemik.
Këto zhvillime kanë shkaktuar krisjen e rëndë mes dy figurave historike të bashkuara nga Gërdeci: Sali Berisha dhe Fatmir Mediu. Ky i fundit, edhe pse i mirëpozicionuar përmes listave të PD-së dhe mandatit të sigurt të deputetit, duket se nuk do ta ndjekë më Berishën në ofensivën e tij kundër institucioneve zgjedhore.
Të gjitha këto ndodhin, ndërsa qeveria hesht, KQZ sillet sikur është e paprekshme dhe opozita çahen në copa. Kjo është rrënqethja më e madhe që mund të shkaktojë këtë herë uragani i zgjedhjeve. Dhe Sali Berisha duket se e ka kuptuar qartë, se për herë të parë, nuk ka as fjalë e as firmë që i qepet më mbrapa./Pamfleti
Lini një Përgjigje