TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë30 Maj 2025, 12:29

3 nota zyrtare nga Amerika: Mesazhi që i çon drejt ‘ferrit’ Ramën dhe Berishën

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

3 nota zyrtare nga Amerika: Mesazhi që i çon drejt
Ndihmës/ Sekretari i Shtetit, Christopher Landau /

Tri mesazhe zyrtare nga Uashingtoni në tri ditë, janë lexim i qartë për popullin: fundi i tranzicionit mafioz me dy emra – Edi Rama dhe Sali Berisha. Amerika nuk negocion më me ekstremet që mbajnë peng Shqipërinë...

Tri notat zyrtare nga Uashingtoni, brenda tri ditëve të fundit, po lexohen nga qytetarët shqiptarë si një mesazh i fortë ndaj elitës politike që ka degraduar vendin për tri dekada.

Pas mosnjohjes së fituesit dhe injorimit të humbësit në zgjedhjet e 11 majit, si dhe ndalimit të vizave për zyrtarët bashkëpunëtorë të censurës, nota nr. 3 vjen si rrufe mbi rrufjanët që kanë qelbur vendin përmes kapjes së shtetit dhe ndotjes së shpresës.

Shpërndarja nga Ambasada Amerikane e fjalës së zëvendës Sekretarit të Shtetit Christopher Landau në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, është një sinjal specifik për Shqipërinë. Asnjë ambasadë tjetër amerikane në rajon nuk e ka shpërndarë atë fjalim. Kjo e bën mesazhin edhe më domethënës.

Landau flet qartë: SHBA nuk do të bashkëpunojë më me elitat që pretendojnë transformim të jashtëzakonshëm apo që kërkojnë të rikthejnë histori të stisura. Amerika është e gatshme të bashkëpunojë vetëm me liderë pragmatistë dhe të përkushtuar ndaj shtetndërtimit dhe rendit kushtetues. Politika e pafundme, pa përulësi historike, është një armik i demokracisë.

Mesazhi është i qartë, por nuk thuhet me emra. Sepse emrat dihen: Edi Rama dhe Sali Berisha. Të dy janë kthyer në sinonim të ekstremiteteve të papranueshme politike.

Rama, që ka ndërtuar një regjim autokratik nën petkun e rilindjes, dhe Berisha, që ka rrënuar çdo normë të shtetit ligjor për dekada. Të dy kanë bërë rotacionin e pazareve dhe të imunitetit penal në kurriz të qytetarëve. Të dy janë simbol i fasadës demokratike që ka prodhuar realitet mafioz.

Në këtë klimë tensioni, nota e tretë nga Uashingtoni është ndryshe nga të mëparshmet. Nuk është më një kritikë. Është një deklaratë parimesh dhe vlerash. Një paralajmërim për largim nga projekti sorosian që ka mbajtur Shqipërinë peng, dhe për të ndarë përfundimisht të ardhmen nga e kaluara.

Nëse klanet mafioze që kontrollojnë politikën nuk reflektojnë, Nota nr. 4 mund të mos jetë vetëm diplomatike. Mund të jetë goditja që shemb themelet e këtij tranzicioni të kalbur.

Përballë këtij realiteti, populli shqiptar ka vetëm një rrugë: të zgjedhë mes të ardhmes europiane dhe të kaluarës që ka prodhuar vetëm regres. Koha e dy sheikëve ka përfunduar. Heshtja e gjatë e njerëzve duhet të kthehet në zë. Demokracia e vërtetë nuk mund të vijë pa përfundimin politik dhe penal të dyshes Rama-Berisha./Pamfleti

3 nota zyrtare amerika mesazhi që i çon drejt ferrit rama berisha

Lini një Përgjigje