TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Korrik 2026, 11:11

"S’merrem me salcat e sufllaqeve të tua", ironizon Muçi: Shoku Bido, pse e le vetëm Taulant Ballën

Shkruar nga Pamfleti
"S’merrem me salcat e sufllaqeve të tua", ironizon
Deputeti i Lëvizja Bashkë, Redi Muçi

Deputeti i opozitës, Redi Muçi, iu kundërpërgjigj deputetit socialist Ardit Bido, pasi ky i fundit deklaroi se “partizat e vogla” munguan kur në Kuvend diskutohej për gjenocidin grek në Çamëri.

Gjatë fjalës së tij, Muçi rikujtoi votimin e zhvilluar vitin e kaluar për rezolutën mbi gjenocidin serb në Kosovë, duke akuzuar deputetët socialistë se votuan kundër saj. Ai kërkoi gjithashtu një qëndrim më të fortë të qeverisë shqiptare lidhur me deklaratat e ministres serbe Paunoviç, duke theksuar se Kosova e ka shpallur atë “non grata”.

“Është fakt që në tetor të vitit të shkuar ngritët kartonin e kuq kur u votua rezoluta e gjenocidit serb në Kosovë. Për një deklaratë shoviniste për spastrim etnik ju mjaftoheni me përgjigjen e mefshtë të ministrit tonë të Jashtëm dhe nuk mbani qëndrim. Kosova e ka shpallur non grata. Shoku Bido, na ke munguar! Shumë gabim që e le vetëm Taulant Ballën se s’kishte kush ta mbronte! Unë s’merrem me salcat e sufllaqeve të Bidos. Braçe, po ke gjë për të thënë thuaje në mikrofon”, tha Muçi.

 

Lini një Përgjigje