Mesfushori anglez u përfshi në një përplasje me Valentín Barco menjëherë pas përfundimit të gjysmëfinales, ku Argjentina përmbysi Anglinë 2-1 dhe siguroi finalen e Botërorit.
Jude Bellingham nuk i ka përmbajtur nervat pas eliminimit të Anglisë nga Argjentina në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026. Mesfushori i "Tre Luanëve" u përfshi në një incident menjëherë pas vërshëllimës së fundit, teksa goditi me shpullë në pjesën e pasme të kokës futbollistin argjentinas Valentín Barco.
Pamjet e incidentit tregojnë Barcon duke festuar së bashku me bashkëlojtarët, ndërsa Bellingham afrohet dhe e godet, çka shkaktoi tension mes futbollistëve të të dyja skuadrave. Për disa çaste pati shtyrje dhe debate në fushë, ndërsa lojtarët dhe anëtarët e stafeve ndërhynë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.
Incidenti me Barcon mund t'i kushtojë shtrenjtë Bellinghamit, pasi mediat britanike raportojnë se FIFA mund ta shqyrtojë rastin dhe nuk përjashtohet mundësia e një mase disiplinore retrospektive.
???? ¡EL ENGANCHÓN DE BELLINGHAM CON LOS JUGADORES DE ARGENTINA TRAS EL FINAL!#NuestroMejorMundial #NuestroMejorMundialAS @jfelixdiaz @as_tv pic.twitter.com/9Y8rlgG2TL
— Diario AS (@diarioas) July 15, 2026
Nuk Kishte shanse te mundej Argjentina nga anglia!te mundet edhe nga franca Tani dhe te kthehen mbrapsht,ju Ra hunda ne m...t SE shume p....dhe kishin!kujtonin SE ata Jane e s'ka te tjere,Tani mire t'ju behet!