TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Korrik 2026, 07:53

Reforma Territoriale në Kuvend, deputeti i PS: Do e çojmë përpara edhe pa opozitën

Shkruar nga Pamfleti
Reforma Territoriale në Kuvend, deputeti i PS: Do e çojmë
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Malaj

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Malaj thotë se mazhoranca do e çojë përpara Reformën Territoriale, edhe nëse nuk arrihet konsensusi me opozitën.

“Mendoj që konsensusi do të ishte rruga e duhur dhe më e mira. Ne si forcë politike duhet ta çojmë përpara këtë reformë, por patjetër që duhet shfrytëzuar në çdo cep mundësia e të pasurit konsensus.

Bëhet fjalë për një reformë që bëhet nga njerëz politikë dhe që në fund shikojnë interesat e partisë së tyre. Në rastin konkret, unë mendoj që kur arritëm te numri i bashkive, për arsye politike nuk po gjehet ky konsensus.

Është e nevojshme kjo si reformë, ashtu siç është edhe Reforma Zgjedhore. Të vetmin rast ku kam parë konsensus ka qenë dita e rezolutës së përbashkët në Parlament. Prej atij momenti kemi patur ulje-ngritje në bashkëbisedimin politik me opozitën.”, tha Malaj në studion e “Off the Record”.

Më tej ai shtoi se edhe nëse nuk gjejnë konsensus me opozitën, mazhoranca do ta çojë përpara reformën.

“Mendoj që nëse nuk arrihet ai konsensus, për të cilin duhen pyetur përfaqësuesit e opozitës pse nuk po arrihet, ne kemi detyrimin si mazhorancë që ta çojmë përpara reformën”, shtoi deputeti socialist. 

reforma territoriale në kuvend

Lini një Përgjigje