TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Korrik 2026, 15:10

Rikthim fantastik për Uzunin, sulmuesi shqiptar tund rrjetën me Austin (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Rikthim fantastik për Uzunin, sulmuesi shqiptar tund rrjetën me Austin
Sulmuesi i kombëtares, Myrto Uzuni

Pasi u rikthye te goli, Myrto Uzuni ishte një nga protagonistët në fitoren e Austin FC ndaj Seattle Sounders në kampionatin amerikan MLS. Skuadra nga Teksasi triumfoi me rezultatin 3-1 në sfidën e zhvilluar në “Q2 Stadium”.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare vulosi suksesin e ekipit të tij, duke realizuar golin e dytë personal për Austin FC në minutën e 86-të. Goli i 30-vjeçarit i dha më shumë qetësi vendasve, të cilët administruan epërsinë deri në vërshëllimën e fundit.

Për Uzunin, ky ishte rikthimi te goli pas ndeshjeve miqësore me Kombëtaren shqiptare, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon në MLS. Beratasi vazhdon të jetë një nga pikat më të rëndësishme të Austin FC, me paraqitje bindëse dhe kontribut të vazhdueshëm në repartin ofensiv.

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares fc austin

Lini një Përgjigje