TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Korrik 2026, 13:33

"Edhe për sa kohë do i fshiheni protestuesve", Kapri: Kjo qeveri ka humbur legjitimitetin, të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Shkruar nga Pamfleti
"Edhe për sa kohë do i fshiheni protestuesve", Kapri: Kjo
Deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri

Deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri, mbajti një fjalim kritik në seancën plenare, ku u ndal te protestat e vazhdueshme dhe zhvillimet politike në vend.

Kapri deklaroi se protestat po vijojnë, ndërsa akuzoi Policinë e Shtetit se po angazhohet për të mbrojtur qeverinë dhe deputetët nga reagimi i qytetarëve. Sipas tij, Kuvendi dhe mazhoranca kanë humbur legjitimitetin politik, ndërsa qeveria ndodhet në përplasje me Bashkimin Europian.

Deputeti iu referua gjithashtu protestave kundër projektit në Zvërnec, duke pretenduar se qeveria po përpiqet të godasë reagimin qytetar. Në përfundim, ai kërkoi zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme si zgjidhje për situatën politike.

“Protestat vijojnë. Policia blindon rrugën, institucionet, vetëm që t’u mbrojnë juve nga sulmet me vezë. Por dhe sa kohë do mbroheni?! Janë dhe 3 vite deri në përfundim të kësaj legjislaturë, Nëse nuk e keni kuptuar se kjo sallë e ka humbur legjitimitetin, por Rama nuk ka qeverisur në një ditë të vetme. Madje iu shkel dhe syri për shkak të investimit të Zvërnec, ndodhi protesta e madhe. Ndaj po e sulmoni protestën. Kjo qeveri jo vetëm që ka humbur legjitimitetin, por është në përplasje me BE. Rama thotë se është ligji më i mirë i bërë ndonjëherë. Minimumi që duhet të bëjmë është që të shpallim zgjedhje të parakohshme!”, tha Kapri.

Lini një Përgjigje