Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën katër armë zjarri dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak.
Gjatë kontrollit në banesën e të riut në fshatin Trush, efektivët gjetën dhe sekuestruan një automatik, një pushkë, dy armë gjahu, si dhe një sasi të konsiderueshme municioni. Armët dhe municionet u dërguan në Institutin e Policisë Shkencore, ku do t'i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.
"Finalizohet operacioni i koduar “Kalibri”. Sekuestrohen 4 armë dhe sasi e konsiderueshme municioni.
Vihet në pranga 21-vjeçari që mbante sendet e kundërligjshme, në banesën e tij, në fshatin Trush. Si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar gjatë punës operative dhe operacionale, kryer me fokus parandalimin e paligjshmërive, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin e koduar “Kalibri”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi R. M., 21 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Trush, u gjetën sasi e konsiderueshme municioni dhe 4 armë (1 automatik, 1 pushkë dhe 2 armë gjahu), të cilat u dërguan në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim të mëtejshëm.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshm", njofton policia.
Lini një Përgjigje