TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Korrik 2026, 16:20

Dërgimi i dosjes në Gjykatë, SPAK zbardh akuzat për rastin “Metamorfoza”; fati i Ervis Martinajt ende mister

Shkruar nga Pamfleti
Dërgimi i dosjes në Gjykatë, SPAK zbardh akuzat për rastin
Ervis Martinaj

Prokuroria ka reaguar zyrtarisht mbi mbylljen e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes “Metamorfoza”. “Pamfleti” e raportoi që një ditë më parë këtë zhvillim, duke u ndalur te rasti i e Ervis Martinajt. Mes të pandehurve është edhe ai, ndonëse ka 4 vite i zhdukur dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit 2022. Që nga ajo ditë, Policia e Shtetit dhe organet e drejtësisë nuk kanë konfirmuar nëse ai është arratisur, është fshehur apo është vrarë. Megjithatë, institucionet vijojnë ta hetojnë, ta akuzojnë dhe ta gjykojnë në mungesë.

Ky është paradoksi më i fortë i dosjes. Shteti nuk di, ose nuk thotë, nëse Martinaj jeton, por deklaron se ka prova të mjaftueshme për ta dërguar në gjyq.

Në mars, babai i tij, Mustafa Martinaj, u paraqit në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar në procesin që lidhet me pasuritë e të birit. Në dalje të gjykatës, ai bëri deklarata të forta, duke pretenduar se djali i tij ishte vrarë në Durrës dhe se institucionet nuk kishin vullnet për ta hetuar çështjen.

“Fatin e djalit tim e dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë. Djali im është ekzekutuar në Durrës. Si e di? Jam babai. Për këtë çështje kam dhënë shpjegime para Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku jam paraqitur me iniciativën time, dy muaj pas ngjarjes. Këta nuk duan ta hetojnë dhe ia kanë lënë Kurbinit”, deklaroi Mustafa Martinaj.

Ai tha se ishte paraqitur vetë para hetuesve, por pretendoi se çështja nuk ishte ndjekur me seriozitetin e duhur.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal  nr.9/2 të vitit 2023 në ngarkim të të pandehurve:

Ervis Martinaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Vrasje me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Borici), e kryer në datën 09.8.2020 në qytetin e Shkodrës, në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, e kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”,  të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Denis Brajoviq, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Vrasje me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Borici), finalizuar në datën 09.08.2020 në qytetin e Shkodrës, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nnga nenet 78/2, 28/4, 333/a dhe 334 të  Kodit Penal.

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a dhe 334 të  Kodit Penal.

“Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” , “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278, 28/4, 333/a dhe 334 të  Kodit Penal.

Klaodor Hakaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.

Prekë Kodra, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.

Aleks Ndreka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.

Nuredin Dumani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formë të veçantëbashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.

Eljon Hato, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim në dëm të shtetasit Tauland Pepa, ndodhur me datë 21.2.2021 në qytetin e Shkodrës, parashikuar nga nenet 78, 22, 25, i Kodit Penal.

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 278 dhe 25 të Kodit Penal.

“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 i Kodit Penal.

Arsad Bashli, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim në dëm të shtetasit Taulant Pepa, ndodhur me datë 21.2.2021 në qytetin e Shkodrës, të parashikuar nga nenet 78, 22, 25, i Kodit Penal.

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 278 dhe 25 të Kodit Penal.

“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” , e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 i Kodit Penal.

Bardhyl Mavraj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: 

“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 319 dhe 25 i Kodit Penal.

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli, Ibrahim Lici, kryer në formë të vecantë bashkëpunimi, atë të grupit të struktuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.

Ndërkohë, për bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm në kryerjen e veprave penale të mësipërme, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në aktivitete kriminale, që kanë rezultuar gjatë veprimeve hetimore të bëra në kuadër të këtij procedimi penal, është vendosur ndarja e çështjes penale, e cila vazhdon të jetën në fazën e hetimeve paraprake.

spak martinaj

Lini një Përgjigje