Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Rusia po përgatitet të marrë 30,000 trupa të tjera nga Koreja e Veriut, si dhe lançues të rinj për raketa balistike. Zelensky vuri në dukje se Rusia po e ndihmon Korenë e Veriut të mësojë se si të zhvillojë luftë dhe të përmirësojë armët e saj.
"Rusia dëshiron të marrë edhe 30,000 trupa nga Koreja e Veriut. Që nga qershori, kanë filluar përgatitjet në rajonin Voronezh të Rusisë për t'i marrë ata. Koreja e Veriut po përgatitet gjithashtu të transferojë në Rusi lëshues shtesë të raketave balistike. Kjo përbën një kërcënim për të gjithë ata në Azi që janë brenda rrezes së raketave të Koresë së Veriut. Ne po përgatitemi ta kundërshtojmë këtë", shtoi ai.
Zelensky paralajmëroi gjithashtu përsëri se Rusia po përgatitet të zgjerojë mobilizimin këtë vjeshtë.
“Ne kemi raporte të detajuara të inteligjencës mbi planet e Rusisë për vjeshtën. Ajo që mungon në planet e Rusisë është paqja. Fatkeqësisht, ajo nuk është arritur ende. Putini po hedh themelet për një zgjerim të mobilizimit. Shifrat e tij të viktimave flasin vetë. Në pak më pak se shtatë muaj të këtij viti, 221,000 njerëz janë bashkuar me radhët e forcave të armatosura ruse. Ndërkohë, viktimat ruse gjatë së njëjtës periudhë kanë arritur në gati 225,500, nga të cilët 131,000 janë vrarë dhe pothuajse 93,000 janë plagosur. Një numër i konsiderueshëm i lëndimeve janë serioze për shkak të gjendjes jashtëzakonisht të dobët të kujdesit mjekësor rus në vijat e frontit”, shtoi ai.
Sipas presidentit ukrainas, Putini thjesht po përgatitet të dërgojë më shumë rusë në luftë. Ai e maskon këtë me fjalë dhe sinjale të ndryshme, por ai po përgatitet.
“Është e rëndësishme që ne, së bashku me partnerët tanë, të ushtrojmë presion të mjaftueshëm mbi Rusinë për të siguruar që të mbizotërojnë mendimet për t’i dhënë fund këtij agresioni, mendimet për paqe, jo për mobilizim shtesë rus”, shtoi ai.
Lini një Përgjigje