TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Korrik 2026, 20:09

Aksidenti i rëndë të mbikalimi i "TEG"-ut, policia zbardh identitetet e viktimave

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti i rëndë të mbikalimi i "TEG"-ut, policia
Pamje nga aksidenti

Janë identifikuar dy personat që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur mesditën e kësaj të premteje në rrethrrotullimin e TEG-ut, ku një kamion pompë betoni u përplas me një automjet tip "Audi" dhe më pas ra nga mbikalimi.

Viktimat janë shtetasit e huaj Mohamed Lotf, rreth 30 vjeç, drejtues i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje, dhe Mohamed Ali, rreth 44 vjeç, pasagjer në mjet, i cili ndërroi jetë në spital, pavarësisht ndihmës së marrë nga mjekët.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit "Audi", Roland Nuri, 28 vjeç, vijon të marrë trajtim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga momenti i aksidentit, betonierja u përplas me automjetin "Audi", çau barrierat metalike mbrojtëse të mbikalimit dhe përfundoi poshtë tij.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. 

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët për aksidentin e ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut, ju informojmë se janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin (pompë betoni) konkretisht shtetasit e huaj:

-M. L., rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje;
-M. A., rreth 44 vjeç, pasagjeri, i cili, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit", njofton policia. 

aksidenti i rëndë të mbikalimi i

Lini një Përgjigje