Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas përfundimit të fjalimeve dhe artikulimit të kërkesave para godinës së Kryeministrisë.
Edhe pse kanë kaluar 53 ditë nga fillimi i protestave, qytetarët nuk janë dorëzuar dhe vijojnë të ndjekin të njëjtin plan proteste si në ditën e parë. Tubimi nis në Sheshin "Skënderbej", më pas protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, ku qytetarë dhe aktivistë të ndryshëm artikulojnë kërkesat e tyre, për ta vijuar më pas protestën me marshim në rrugë të ndryshme të kryeqytetit.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë brohoritur slogane si: "Edi Rama, jep dorëheqjen", "Poshtë patronazhistët", "Parlament analfabet", "Shqipëria kërkon revolucion", "Rama ik" dhe "Nuk ndalemi", ndërsa kanë bërë thirrje që protestës t'i bashkohen sa më shumë qytetarë.
Ndërkohë, protestuesit kanë paralajmëruar se protesta do të vijojë edhe nesër. Ata pritet të mblidhen në orën 08:30 para Kuvendit të Shqipërisë, në të njëjtën kohë kur do të zhvillohet seanca plenare, për të vijuar kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë dhe për të artikuluar kërkesat e tyre.
Lini një Përgjigje