TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia24 Qershor 2026, 17:15

Ministri i Mbrojtjes me 7 paga shteti/ Nufi bën miliona nga bordet, 30 mijë euro vetëm nga “Durrës Marina” dhe “Kayo”

Shkruar nga Pamfleti
Ministri i Mbrojtjes me 7 paga shteti/ Nufi bën miliona nga bordet, 30
Ermal Nufi

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka përfituar gjatë vitit 2025 të ardhura nga pesë borde, mes tyre “Durres Yacht & Marina”, KAYO, ALBPETROL, Kadastra dhe ARRSH. Përveç këtyre përfitimeve, ai ka deklaruar edhe blerjen e një automjeti me vlerë 15 mijë euro…

Nuk kanë fund bëmat e ministrave të Edi Ramës. Ermal Nufi mori drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes në shkurt, duke zëvendësuar Pirro Vengun, i cili e ktheu ministrinë në vend qokash për familjarët.

Por nuk mbeti pas as Ermal Nufi, i cili ka bërë miliona duke shëtitur nga njëri bord në tjetrin. Sipas deklaratës pasurore të dorëzuar prej tij për vitin që lamë pas, rezulton se Nufi ka marrë 7 paga shteti, 5 prej të cilave si anëtar bordi. Dy të tjerat si ministër dhe te Albpetrol.

Zëri më i lartë i të ardhurave rezulton nga projekti strategjik “Durres Yacht & Marina”, ku ministri ka deklaruar 18 mijë euro të ardhura neto vetëm për vitin 2025.

Një tjetër përfitim i rëndësishëm rezulton nga kompania shtetërore e prodhimit ushtarak KAYO SH.A, ku Nufi ka deklaruar 1.289.276 lekë të ardhura neto nga pjesëmarrja në bordin drejtues.

Lista e pagesave vijon me 471.240 lekë të përfituara nga ALBPETROL, 106.250 lekë nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe 51 mijë lekë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Në total, vetëm nga pjesëmarrja në borde dhe këshilla drejtues, ministri i Mbrojtjes ka deklaruar përfitime që kalojnë 3.7 milionë lekë, pa përfshirë pagën e tij si drejtues në sektorin publik.

Po sipas deklaratës së pasurisë, deri më 10 korrik 2025, Nufi ka përfituar edhe 890.754 lekë neto pagë nga ALBCONTROL.

Ndërsa të ardhurat janë shtuar, deklarata tregon se ministri ka realizuar edhe investime personale. Më 9 maj 2025, ai ka blerë një automjet në pronësi të plotë me vlerë 15 mijë euro, transaksion i regjistruar me kontratë zyrtare.

Përfitimet e Nufit nga bordet:

1.      Durres Yacht & Marina: 18,000.00 EUR

2.      KAYO SH.A: 1,289,276.00 ALL

3.      ALBPETROL SHA: 471,240.00 ALL

4.      Agjencia Shtetërore e Kadastrës: 106,250.00 ALL

5.      Autoriteti Rrugor Shqiptar: 51,000.00 ALL

Prej muajsh, emri i Ermal Nufit është shoqëruar me akuza dhe denoncime publike për konflikte të mundshme interesi. Pamfleti ka raportuar më herët se vëllai i ministrit, Edmir Nufi, është aksioner në kompaninë “Maritime Logistics”, e cila operon në Terminalin e Kontejnerëve në Portin e Durrësit.

Sipas dokumenteve të publikuara më parë, kompania u pajis me të drejtën e ushtrimit të aktivitetit në port në periudhën kur Ermal Nufi po ngjitej në strukturat e larta të qeverisë. Pikërisht këtu janë ngritur dyshimet për konflikt interesi, pasi Ministria e Mbrojtjes ka nën varësi struktura që ushtrojnë kontroll dhe mbikëqyrje në zonën portuale.

Një tjetër element që ka shoqëruar debatet publike lidhet me raportimet për lidhje të afërta të familjarëve të ministrit me kompani që kanë përfituar kontrata dhe tenderë publikë gjatë viteve kur Nufi ka mbajtur poste me ndikim në administratë.

Nga marina turistike te industria ushtarake, nga sektori i naftës te infrastruktura rrugore dhe kadastra, emri i Ermal Nufit shfaqet në një listë institucionesh që i kanë siguruar të ardhura shtesë gjatë vitit 2025. Dhe pikërisht këto përfitime, të kombinuara me debatet e vjetra për konflikt interesi, pritet të rikthejnë sërish vëmendjen mbi mënyrën se si shpërndahen postet dhe pagesat në majat e administratës shtetërore. /Pamfleti



ermal nufi borde

11 Komente

  1. s
    sfilitje.com

    Te pasurit me para dhe pushtet ushqejne njeri tjetrin nepermjet mekanizmit te Bordeve...Cfare ndodh kur shtetari behet lypsar i privatit? A ka ndonje studim per dobine e pranise se shtetareve neper Borde? Gjejeni dhe dhitjani surratit ketij Cufit, Lufit, Mufit...

    1. R
      Rama nBurg, Salihu nBurg!

      Prandaj leh ky per Ramutin. Dhe, Ramuti e dij qe zagaret e tij jane me tersin plote. Ku eshte sistemi i Ramutit. 7 paga nje derr, ndërkohe qe pacientet dhe familjaret e tyre perpeliten nate dite te sigurojnë terapine e mete dashurve te tyre.

      1. L
        Lani i Lanes

        He me te lumte o Ermal!Ti qenke per kete pune! Edhe atdheun e kemi te sigurte me nje ministrr te tille!

        1. Y
          Yzedin Kashta

          Punen e pagave ndoshta e ka ligji dhe le ta shoh ai qe i takon, une habitem qe sot quajme lajm qe ky zoteria bleu makine 15 mij euro, jeni ne metro o bagetia? Edhe nje coban me dele ka 15 mij euro. Merruni me gjera te tjera me vlere jo me budallalleqe.

          1. T
            Tiranë

            Si mundet nje njeri te punoj ne 7 vende dhe te marr 7 paga njëkohësisht?! Ne nje vend ku njerëzit me veshtirsi mbijetojnë? Ky shtet urren shqiptaret. Ka len njerzit pa te ardhura, e varfërinë e tyre vjen pastaj dhe e blen greku duke u ofruar para mujore e pensione qe ti hedh kunnder Shqiperise. Nje derr i ndyer qe mendon vetem per vehte gjersa eshte zotuar se do te punoj per Shqiperine, ndërkohe qe e di se sa vuajnë shqiptaret pa te ardhura fare, apo te tjeret dyerve te Spitaleve... Kjo eshte kafshëri!

          2. Q
            Qytetari

            Ore a ka funksionu shteti ndonjehere ktu ne kte vend. Si mundet nje njeri si autokombajne, ose makine korrese, gjithcka ta marre vetem per vete. Si mundet ore, si mundet. Po si mund te gradohet me graden minister nje lubi si ky aman. Zoti Madh lesho syte nga ky popull mjeran,,,

            1. T
              T Q.

              Po çfa jan shtatë rroga per nje minister me nder hiç asgj, po kyeministri sa rroga duhet te ket vall ??? Kryeministri shkret ka vetem 40 % e tendrave dhe te investitorit stratergjik.

              1. E
                E

                Cfare eshte ky shkrim, ne shume vende, mund te jesh anetare bordi ne shume kompani. Nuk e di si i doni njerzit ?? Te vdesin per buke dhe te jene te ndershem. Zgjidhni prifta per Minister dhe nuk do kene te ardhura. Budallalleqe.

                1. I
                  Injoranca pa limit

                  Vertet sjemi normal. Si ka mundësi qe i duame njerzit te jetojnë pa 7 paga mujore.. Po ti shim normal, do te kërkonim qe ky minister te kete sepaku 10 rroga. Aq sa kane shumica e tyre qe publiku nuk i di ende.

                2. T
                  Toni

                  Nuk kuptoj si paguhet ke Durres Marina kur ata vetem 2 pallate te zhytyra 9 cm kane bere ...ku dalin te ardhurat?

                  1. G
                    GABIM X 10

                    Kjo është gabim! Aferat korruptive fillojnë këtu. Një anëtar i qeverisë nuk mund të jetë anëtar i bordit. Bordi nuk mund të vendosë bazuar në parimet e biznesit përpara një ministri. Pikë!

                    Lini një Përgjigje