
Izraeli ka përsëritur paralajmërimin ndaj Iranit, duke bërë të qartë se çdo sulm do të marrë një përgjigje të menjëhershme nga Tel Avivi.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se "nëse Irani sulmon Izraelin, Izraeli do të përgjigjet dhe do të kundërpërgjigjet pa asnjë varësi apo kusht".
Njësoj u shpreh edhe shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Eyal Kamir, i cili tha se ushtria izraelite është "e përgatitur të rifillojë menjëherë luftimet dhe do të veprojë me vendosmëri të madhe kundër kujtdo që na dëmton".
Deklaratat vijnë pasi Irani lëshoi raketa drejt qytetit jordanez të Akabës, pranë kufirit me Izraelin. Sipas autoriteteve jordaneze, mbrojtja ajrore rrëzoi tre raketa, ndërsa një tjetër ra në një zonë të largët. Më pas, IDF konfirmoi se edhe sistemet izraelite të mbrojtjes ajrore morën pjesë në neutralizimin e disa prej raketave.
Ndërkohë, mediat amerikane raportojnë se, megjithëse konflikti u nxit nga një operacion i përbashkët SHBA-Izrael në muajin shkurt, administrata amerikane nuk dëshiron një përfshirje më të gjerë të Izraelit në fazën aktuale të përshkallëzimit.
Dy burime izraelite deklaruan se Uashingtoni synon të shmangë humbjen e kontrollit mbi konfliktin, ndërsa një zyrtar amerikan e kundërshtoi këtë interpretim, duke deklaruar se SHBA-të "mbeten në koordinim të ngushtë me partnerët tanë izraelitë".
Sipas një zyrtari ushtarak izraelit, Shtetet e Bashkuara kanë përforcuar gjithashtu praninë e tyre ushtarake në rajon, duke shtuar flotën e avionëve cisternë për furnizim me karburant në Izrael, si pjesë e ripozicionimit të forcave amerikane.
Lini një Përgjigje