Pas mbylljes së seancës plenare, socialistët po largohen nga daljet anësore të Parlamentit për të shmangur protestuesit. Një automjet me deputetë u godit me vezë, ndërsa policia ndërhyri për të larguar turmën.
Pas mbylljes së seancës plenare, deputetët e Partisë Socialiste kanë nisur të largohen nga godina e Kuvendit nën masa të forta sigurie, duke përdorur daljet anësore dhe të pasme të Parlamentit për të shmangur përballjen me protestuesit që vijojnë të jenë të grumbulluar jashtë.
Qindra qytetarë kanë qëndruar për orë të tëra përpara Kuvendit, duke pritur daljen e zyrtarëve të mazhorancës. Për këtë arsye, deputetët socialistë nuk po largohen nga hyrja kryesore, por po shoqërohen nga efektivët e policisë përmes daljeve të tjera të godinës.
Gjatë largimit të tyre u regjistrua edhe një incident. Një automjet, brenda të cilit ndodheshin deputetë, u godit me vezë nga protestuesit. Nuk dihet ende se cilët deputetë ndodheshin në mjet në momentin e sulmit.
Pas incidentit, forcat e policisë ndërhynë menjëherë për të larguar protestuesit nga zona dhe për të krijuar korridor sigurie për automjetet që dilnin nga Kuvendi. Në perimetrin e Parlamentit është shtuar ndjeshëm prania e forcave të rendit, ndërsa janë vendosur në lëvizje edhe autobotët me ujë, në gatishmëri për të ndërhyrë nëse situata përshkallëzohet.
Tensionet jashtë Kuvendit vijojnë edhe pas përfundimit të seancës, ndërsa protestuesit mbeten në zonë duke kundërshtuar qeverinë dhe duke tentuar të pengojnë largimin e përfaqësuesve të mazhorancës. Situata po monitorohet nga një numër i madh efektivësh policie, të cilët kanë rrethuar godinën e Parlamentit dhe po shoqërojnë daljen e deputetëve socialistë.
Eshte gjeja me e vogel me e paperfillshme. Keta rufjaner duhen var me koke poshte ne shesh e ti peshtyj gjithe populli.
Ku ta kene. Me keq se keta nuk kam pare e degjuar. Mjaft eshte mjaft. Keta nuk ngopen.
Po u pre koka e tenës tërë seg..entet dalin. Vetë e keqja është psikopati shpoirtlig që kur thonë tiëurqit allah bin bir bela versën. Zoti i dhënë 1001 bela