TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Korrik 2026, 14:40

Gjykata e Lartë zyrtarizon kandidatët për KLGJ, caktohet data e zgjedhjes së tre anëtarëve të rinj

Shkruar nga Pamfleti
Gjykata e Lartë zyrtarizon kandidatët për KLGJ, caktohet data e
KLGJ

Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t'u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), në kuadër të procedurës së nisur më 26 qershor 2026 për zëvendësimin e tre anëtarëve, të cilëve u përfundon mandati në fund të vitit.

Në garë janë shtatë gjyqtarë, të ndarë sipas niveleve të sistemit gjyqësor: dy nga Gjykata e Lartë, dy nga gjykatat e apelit dhe tre nga gjykatat e shkallës së parë.

Kandidatët janë:

Arbena Ahmeti – Gjykata e Lartë;
Sandër Simoni – Gjykata e Lartë;
Igerta Hysi – Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
Fatri Islamaj – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;
Matilda Llangozi – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;
Brunilda Kadi – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;
Manjola Xhaxho – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Kryetari i Gjykatës së Lartë ka caktuar 25 shtatorin 2026, ora 10:00, si datën e zhvillimit të Mbledhjes së Përgjithshme të Gjyqtarëve, ku do të zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLGJ-së.

Procesi zhvillohet pasi më 12 dhjetor të vitit 2026 përfundon mandati pesëvjeçar i tre anëtarëve aktualë të KLGJ-së, përkatësisht një përfaqësuesi nga gjykatat e shkallës së parë, një nga gjykatat e apelit dhe një nga Gjykata e Lartë.

Lini një Përgjigje