TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Korrik 2026, 14:29

Vapa 'pushton' vendin, Anira Gjoni: Temperaturat bien deri të premten, i nxehti rikthehet të shtunën

Shkruar nga Pamfleti

Vapa 'pushton' vendin, Anira Gjoni: Temperaturat bien deri të

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit pritet të pësojnë një rënie graduale, duke sjellë një lehtësim të ndjeshëm nga i nxehti. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, dita e premte do të jetë kulmi i këtij freskimi.

Meteorologia Anira Gjoni sqaroi se, megjithëse janë regjistruar temperatura të larta, ato nuk përbëjnë rekorde historike.

"Kemi regjistruar temperatura minimale të larta, ndërkohë që sigurisht edhe maksimalet janë të larta, por nuk flasim për thyerje rekordesh", tha Gjoni për "Rort Tv".

Sipas saj, ndryshimi i motit do të vijë si pasojë e depërtimit të masave ajrore më të freskëta me presion të ulët, që po ndikojnë Europën Qendrore dhe Juglindore.

"Europa Qendrore dhe Juglindore do të ndikohen nga masa të ftohta me presion të ulët, të cilat do të sjellin uljen e temperaturave edhe në vendin tonë. Të mërkurën temperaturat maksimale do të jenë deri në 32-33 gradë, ndërsa të enjten dhe të premten do të kemi një tjetër ulje prej 2 deri në 3 gradësh. Dita e premte do të shënojë rënien më të madhe të temperaturave, ndërsa nga e shtuna ato do të nisin të rriten gradualisht", u shpreh specialistja.

Edhe reshjet do të jenë të kufizuara. Sipas Gjonit, ato pritet të jenë kryesisht të dobëta, ndërsa në disa zona të veriut mund të marrin intensitet mesatar.

"Reshje të dobëta dhe lokalisht mesatare në Shkodër e Kukës, ndërsa në pjesën tjetër të territorit do të ketë reshje të dobëta", përfundoi meteorologia.

Sipas parashikimit, pas freskimit të fundjavës, temperaturat do të rikthehen gradualisht në rritje duke nisur nga dita e shtunë.

Lini një Përgjigje