TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Korrik 2026, 10:17

"Hiqi duart, mos më shtyj"/ Kuvendi i mbyll derën Agron Shehajt, garda nuk e lejon të futet në seancë

Shkruar nga Pamfleti
"Hiqi duart, mos më shtyj"/ Kuvendi i mbyll derën Agron
Kuvendi i mbyll derën Agron Shehajt

Kreu i Partisë 'Mundësia', Agron Shehaj është përplasur me Gardën e Kuvendit, pasi nuk është lejuar që të futet në sallën e punimeve.

Shehaj është përjashtuar nga seanca e mëparshme.

Nga ana tjetër Shehaj pretendon se afati i përjashtimit i ka skaduar më 21 korrik, por kjo nuk është pranuar dhe ai ka vijuar të qëndrojë në hollin e Kuvendit.

"Dëgjo hajde këtu, hajde këtu! Hiqi duart! Mos më shtyj…", ka thënë Shehaj.

Përjashtimi i Shehajt nga punimet parlamentare u la në fuqi nga Byroja e Kuvendit më 22 qershor. Sipas vendimit, ai është përjashtuar për 30 ditë, ndërsa deputeti Erald Kapri për 20 ditë, pas tensioneve të krijuara gjatë seancës së fundit plenare.

Ky është përjashtimi i dytë disiplinor brenda pak ditësh për Agron Shehajn. Më herët, Byroja e Kuvendit kishte lënë në fuqi një tjetër masë 30-ditore, pas kërkesës së deputetëve socialistë, të cilët e akuzuan se kishte fyer ministrin e Financave, Petrit Malaj, gjatë një debati në sallën e Kuvendit.

Me dy vendimet e marra, Shehaj mbetet i përjashtuar nga punimet parlamentare për një periudhë totale prej 60 ditësh.

Tensionet që çuan në këto masa disiplinore nisën gjatë seancës së 18 qershorit, ku gjatë diskutimeve për amnistinë penale, Shehaj dhe Kapri patën përplasje me deputetët e tjerë në sallën e Kuvendit.

 

kuvendi i mbyll derën agron shehajt

Lini një Përgjigje