TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Maj 2026, 13:41

Zjarri i qëllimshëm shkrumbon pallatin në Francë, 3 të vdekur dhe 14 të plagosur; shkak larja e hesapeve të drogës 

Shkruar nga Pamfleti
Zjarri i qëllimshëm shkrumbon pallatin në Francë, 3 të
Pamje nga vendngjarja

Tre persona humbën jetën mëngjesin e së hënës në periferi të Lionit, pasi një zjarr përfshiu një bllok apartamentesh në një pallat banimi. Autoritetet franceze po hetojnë dyshimet se ngjarja mund të ketë qenë e qëllimshme.

Sipas mediave franceze, një prej viktimave dyshohet se ra nga kati i shtatë ndërsa përpiqej t’i shpëtonte flakëve.

Prokuroria e Lionit bëri të ditur se 14 persona morën ndihmë mjekësore në spital për shkak të lëndimeve të lehta dhe problemeve me frymëmarrjen. Ndërkohë, rreth 50 banorë u evakuuan nga godina dhe u strehuan përkohësisht në një palestër të bashkisë.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit u angazhuan mbi 80 zjarrfikës dhe rreth 30 mjete zjarrfikëse.

Hetuesit po verifikojnë nëse ngjarja lidhet me konfliktet mes bandave të trafikut të drogës. Zona ku ndodhi zjarri ka qenë së fundmi skenë e disa episodeve të dhunshme, përfshirë zjarrvënie dhe të shtëna me armë.

Më 24 prill, një grua u plagos në këmbë nga një plumb qorr teksa kthehej në shtëpi me dy fëmijët e saj, pasi persona të armatosur qëlluan drejt disa automjeteve të parkuara në lagje. 

zjarri shkrumbon pallatin ne france

Lini një Përgjigje