TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Tetor 2024, 16:58

Zgjerimi i luftës në Lindjen e Mesme shqetëson Britaninë, Starmer: Zgjidhja duhet të jetë diplomatike!

Shkruar nga Pamfleti

Zgjerimi i luftës në Lindjen e Mesme shqetëson Britaninë,

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir është shprehur i shqetësuar për përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme.

Më herët u raportuan se forcat izraelite kishin qëlluar në objektet e përdorura nga forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, në Libanin jugor.

“Jam shumë i shqetësuar për situatën në Liban, në Gaza dhe përshkallëzimin në lidhje me konfliktin. Ndaj e theksoj duhet de-përshkallëzim”, ka thënë ai.

Ai ka nënvizuar se duhet të gjendet një rrugë politike dhe diplomatike dhe për këtë po punohet me aleatët për të gjetur një zgjidhje.

Nga ana tjetër, Izraeli nuk ka pranuar të tërhiqet, përkundrazi është shprehur se kjo është mundësia për të eliminuar një herë e përgjithmonë grupet e lidhura me Iranin.

starmer

Lini një Përgjigje