TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Nëntor 2025, 21:29

Zgjedhjet lokale, kreu i BDI-së: Nuk arritëm të fitojmë garën për kryetar komunash

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet lokale, kreu i BDI-së: Nuk arritëm të fitojmë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka folur pas procesit të numërimit të votave për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, zgjedhjet u shoqëruan me shfrytëzim të resurseve shtetërore, me inxhiniering elektoral të orkestruar në mënyrë sistematike, si dhe shantazh e presion mbi votuesin.

Ahmeti theksoi se këto praktika janë të papranueshme për një shoqëri demokratike dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor.

Megjithatë, lideri i BDI-së theksoi se partia e tij ka fituar “votën e shumicës - votën e popullit”, duke e cilësuar këtë si një mbështetje për vizionin dhe drejtimin që BDI ka ofruar për të ardhmen e vendit.

“Për fat të keq, këto zgjedhje u shoqëruan me shfrytëzim të resurseve shtetërore, me inxhiniering elektoral të orkestruar në mënyrë sistematike, si dhe me shantazh dhe presion financiar mbi votuesin. Këto praktika të pandershme nuk i përkasin një shoqërie demokratike dhe dëmtojnë vetë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor. Megjithatë, ne kemi fituar votën e shumicës – votën e popullit", tha ai.

Ahmeti pranoi se humbja e disa pozicioneve në nivel lokal duhet të shërbejë si sinjal për forcim të strukturave partiake dhe përmirësim të qasjes ndaj qytetarëve.

“Humbja e disa pozicioneve në nivel të kryetarëve të komunave është një thirrje për të forcuar strukturat, për t’u ofruar më shumë me njerëzit dhe për të përmirësuar mënyrën si menaxhojmë politikat lokale”, deklaroi ai.

Lini një Përgjigje