TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Nëntor 2023, 22:41

Zgjatja e armëpushimit, Katari: Do të lirohen 20 pengje izraelite dhe 60 palestinezë

Shkruar nga Pamfleti

Zgjatja e armëpushimit, Katari: Do të lirohen 20 pengje izraelite dhe

Zyrtari i Katarit, Majed Al-Ansari tha se sipas dispozitave të marrëveshjes origjinale, 10 pengje të Hamasit do të lirohen çdo ditë të zgjatjes së armëpushimit.

“Ne kemi një konfirmim nga Hamasi tani se 20 pengje shtesë do të lirohen në dy ditët e ardhshme,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, raporton Al Jazeera.

“Nga ana palestineze, kjo do të thotë se 60 palestinezë do të lirohen nga burgjet izraelite” shtoi ai.

Al-Ansari deklaroi se dërgesat e ndihmave humanitare në Gaza gjithashtu do të vazhdojnë, si dhe pauza në luftime.

marrëveshja izrael hamas katari lirimi i pengjeve

Lini një Përgjigje