TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Nëntor 2023, 21:50

Aksident i rëndë në Itali, dy makina përplasen kokë më kokë; humbin jetë 4 persona dhe plagosen dy të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Itali, dy makina përplasen kokë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në provincën e Tarantos në Itali, ku një makinë është përplasur me një furgon.

Mediat italiane raportojnë se katër persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Mes viktimave janë tre ushtarë të cilët shërbenin në regjimentin e shtatë në Altamura. Ata udhëtonin me të njëjtën makinë, një Fiat Multipla. Bashkë me ta ka humbur jetën edhe drejtuesi i furgonit, një 68-vjeçar.

Në Fiat udhëtonin edhe 2 kolegë të cilët kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.

Nga të dhënat e para furgoni dhe makina u përplasën kokë më kokë në kryqëzimin Mottola pak përpara tunelit.

aksident italu koke me koke 4 persona

Lini një Përgjigje