TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Prill 2025, 07:27

Zelensky s'pranon të firmosë marrëveshjen, Shtëpia e Bardhë: Trump është i frustruar me Kievin dhe Putin

Shkruar nga Pamfleti
Zelensky s'pranon të firmosë marrëveshjen, Shtëpia e
Donald Trump, Zelensky dhe Putin

Presidenti amerikan, Donald Trump është i zhgënjyer me presidentët e të dy vendeve në konflikt presidentin rus, Vladimir Putin dhe atë ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, në një konferencë për shtyp.

“Ai është i frustruar me liderët në të dyja anët e këtij konflikti. Ai dëshiron që kjo luftë të përfundojë. Njerëzit po vdesin nga të dyja anët dhe kjo ka vazhduar për një kohë të gjatë. Ekipi ynë vazhdon të punojë si me rusët ashtu edhe me ukrainasit”, me tha Leavitt.

Frustrimi i Trump vjen pasi sipas mediave të huaja, Zelensky nuk po pranon të firmosë marrëveshjen e mineraleve të rralla të Tokës ndërsa pala ruse po bën gati një grup tjetër kërkesash për të arritur një armëpushim.

volodymyr zelensky + trump

Lini një Përgjigje