
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të premten se një traktat përfundimtar paqeje mund të mos arrihet kurrë midis Kievit dhe Moskës, sipas RBU-Ukrainë.
Teksa foli me gazetarët, Zelensky tha se ndjente se garancitë e sigurisë ishin të nevojshme për Ukrainën përpara se të arrihej një marrëveshje paqeje.
“Kjo lidhet me bisedën rreth garancive të sigurisë, pse Ukraina ka nevojë për to. Mund të ndodhë që të mos ketë një dokument përfundimtar për t'i dhënë fund luftës. Kjo është arsyeja pse, për shembull, presidenti francez Macron thotë se garancitë e sigurisë nuk duhet të presin që lufta të mbarojë.
Dhe unë pajtohem me të që, për shembull, një armëpushim është i mjaftueshëm për të ofruar garanci sigurie...! Ne e dimë se cilat garanci sigurie janë të rëndësishme për ne. Garanci që do t'i parandalojnë rusët të nisin një agresion të ri. Edhe nëse përpiqen, do të përballen me rezistencë. Rezistencë të vërtetë”, tha Zelensky.
Lini një Përgjigje