
Presidenti Ukrainas , Volodymyr Zelensky në konferencën e përbashkët për shtyp me Friedrich Merz, në Berlin falenderoi kancelaren gjermane për pritjen e tij për takimin e sotëm dhe për kontributin më të gjerë të Gjermanisë në sigurinë e Ukrainës.
Zelensky tha se të gjithë udhëheqësit që u takuan sot donin paqe në Ukrainë, paqe në Evropë. Ai theksoi se Rusia nuk duhet të vendos parakushte që pengojnë prespektivën e Ukrainës në të ardhemn.
“Ata ranë dakord për një sërë parimesh përpara bisedimeve të Donald Trump me Vladimir Putin të premten. Çfarë shqetëson Ukrainën duhet të diskutohet me Ukrainën. Trump mbështet një armëpushim dhe garanci sigurie për Ukrainën, dhe Rusia nuk duhet të ketë të drejtën të vërë veton për perspektivën e Ukrainës në NATO”, tha ai.
Më tej, Zelensky theksoi se nëse Putin nuk pranon një marrëveshje pas takimit me Trump, atëherë duhet një mobilizim i madh, i mbushur me sanksione ndaj Rusisë.
"Duhet të ketë presion të përbashkët mbi Rusinë, duhet të ketë sanksione dhe duhet të ketë një mesazh se nëse Rusia nuk pranon një armëpushim në Alaska, ky parim duhet të funksionojë", tha Zelensky.
Lideri ukrainas vazhdoi duke thënë se i tha Trumpit dhe udhëheqësve evropianë se Putini po bën bllof dhe se po përpiqet të avancojë përgjatë gjithë frontit.
“Putini gjithashtu po bën bllof duke thënë se nuk i interesojnë sanksionet dhe se ato nuk po funksionojnë. Në realitet, sanksionet janë shumë efektive dhe po dëmtojnë ekonominë ushtarake ruse", shtoi ai.
Lidhur me takimin Trump-Putin, ai shtoi se fokusi ishte armëpushimi dhe se pas takimit Trump-Putin mund të flitet për rezultate.
“Shpresojmë që tema qendrore të jetë një armëpushim. Presidenti i Shteteve të Bashkuara e tha këtë disa herë. Ai më propozoi që pas takimit në Alaskë, të kemi kontakt dhe të diskutojmë të gjitha rezultatet, nëse ato arrihen, dhe të përcaktojmë hapat e ardhshëm”, tha Zelensky.
I pyetur në konferencën për shtyp në lidhje me potencialin e cedimit të tokës në Donbas, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se qëndrimi i tij mbetet i pandryshuar.
“Çdo çështje që ka të bëjë me integritetin territorial të Ukrainës nuk mund të diskutohet kështu, pa parë kushtetutën tonë dhe vullnetin e popullit tonë. Sa i përket parimeve tona, sa i përket integritetit tonë territorial, në fund të fundit, do të vendoset në nivelin e udhëheqësve. Pa Ukrainën (në tryezë), është e pamundur të arrihet. Pozicioni im nuk po ndryshon”, tha Zelensky në konferencën për shtyp sot.
Ai e mbylli fjalën e tij duke thënë se nuk do ta quante takimin e së premtes Putin-Trump një "moment historik", pa parë më parë një rezultat.
Lini një Përgjigje