TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Gusht 2025, 16:00

Nis Samiti SHBA-BE-Ukrainë: A do të arrijë Europa të bindë Trumpin për të mbrojtur interesat e Kievit në takimin me Putinin?

Shkruar nga Pamfleti
Nis Samiti SHBA-BE-Ukrainë: A do të arrijë Europa të
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kancelari gjerman Friedrich Merz përgatiten për një bisedë virtuale midis liderëve evropianë dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump, në Berlin të Gjermanisë

Zelensky, ndodhet sot në Berlin për konferencën online, në të cilën udhëheqësit evropianë shpresojnë ta bindin Trumpin të respektojë interesat e Kievit në bisedimet e së premtes.

Ka nisur Samiti online midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësve evropianë. Lajmi u bë i ditur nga presidenca franceze. 

Zelensky, mbërriti herët sot në Berlin për tu bërë pjesë e samitit virtual të organizuar nga Merz, ku do të diskutohet për kushtet e një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës, me takimin Trump-Putin që pritet të zhvillohet pas dy ditësh. Zelensky, është sot në Berlin për konferencën online, në të cilën udhëheqësit evropianë shpresojnë ta bindin Trumpin të respektojë interesat e Kievit në bisedimet e së premtes. 

Nis Samiti SHBA-BE-Ukrainë: A do të arrijë Europa të
Kancelari gjerman Friedrich Merz mirëpret Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky (majtas) pas mbërritjes së tij në kopshtin e kancelarisë në Berlin të mërkurën

Fillimisht sot do të zhvillohet takimi online me udhëheqësit evropianë, Trump dhe zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance. 
Rreth gjysmë ore pas kësaj, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar do të organizojnë një takim me atë që quhet “Koalicioni i vullnetarëve”.  

Nis Samiti SHBA-BE-Ukrainë: A do të arrijë Europa të
Macron përgatiten për një bisedë virtuale midis liderëve evropianë, Zelenskyt dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump

Nga ana tjetër Rusia i ka konsideruar si të parëndësishme bisedimet e sotme midis udhëheqësve të SHBA-së dhe atyre evropianë përpara samitit të planifikuar midis Donald Trump dhe Vladimir Putin. 

“Ne i konsiderojmë konsultimet e kërkuara nga evropianët si veprime politikisht dhe praktikisht të parëndësishme”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Alexey Fadeev, në një konferencë për shtyp të mërkurën. 

Ai vazhdoi duke akuzuar BE-në për sabotimin e përpjekjeve diplomatike të Uashingtonit dhe Moskës për të zgjidhur krizën në Ukrainë dhe për përpjekjen për të zvarritur procesin e zgjidhjes. 

“Retorika e BE-së rreth mbështetjes së supozuar për gjetjen e mënyrave për të arritur një zgjidhje paqësore nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje tjetër për të zvarritur procesin e zgjidhjes”, tha Fadeev. 
 

Lini një Përgjigje