TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Prill 2024, 19:18

Vuçiç propozon rikthimin e dënimit me vdekje në Serbi

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç propozon rikthimin e dënimit me vdekje në Serbi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se do t’i propozojë qeverisë së re vendosjen e dënimit me vdekje për ata që janë përgjegjës për krime të rënda, duke marë shkas nga vrasja e ndodhur së fundmi e një 2-vjeçareje që u rrëmbye nga nëna e saj apo masakra e vitit të kaluar në një shkollë të Beogradit.

Vuçiç tha se beson se edhe një dënim me 40 vjet burg është i pamjaftueshëm për një krim siç është vrasja e një vajze dy-vjeçare, një ngjarje që ka ngjallur emocione dhe zemërim të madh në Serbi.

“Unë do t’ia dërgoj atë qeverisë së Serbisë, që kur të formojnë qeverinë, le të mendojnë nëse do të bëjnë një propozim në parlament për ndryshime dhe shtesa në Kodin Penal apo jo”, ka thënë Vuçiç.

aleksandar vuçiç serbi

Lini një Përgjigje