TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Maj 2025, 21:55

Vuçiç ‘ngujohet’ pas derës së Trump, presidenti serb në pritje të një takimi me kreun e Shtëpisë së Bardhë

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç ‘ngujohet’ pas derës së Trump,

Presidenti Aleksandër Vuçiç duket se ka mbetur pas dere në pritje të një takimi me Donald Trump. Ai ndodhet në SHBA dhe duket se po lëviz gurët për një takim në Zyrën Ovale, edhe pse nuk po i ecën shumë.

Vuçiç tha se ishte konsultuar me udhëheqës botërore se si t’i afrohej Trumpit.

Ai pohon se kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe ai hungarez, Victor Orban e kishin ndihmuar në këtë aspekt: “Këta njerëz kanë shumë më tepër përvojë në bisedat me Trumpin. E kam parë tri herë në jetën time; kam folur dy herë me të. Më thanë se është gjithmonë më mirë të flasësh me të në Mar-a-Lago sesa në Uashington. Kudo që flas me të, ai është Presidenti i Amerikës dhe ajo që është e rëndësishme për mua është se cilat tema do të ngre dhe çfarë do të jem në gjendje të bëj”.

Më herët, Vuçiç ka thënë se do të kërkojë bekimin e Trumpit për të vizituar Putinin në Moskë më 9 maj, dhe se do të trajtojë gjithashtu çështjen e Kosovës. Ai shtoi se shumë njerëz nga e gjithë bota do të donin të ishin në vendin e tij.

Lini një Përgjigje