
Vuçiç i ka dërguar sinjale të forta Moskës se ai është në një situatë të vështirë...
Ndërkombëtarëve duket se po u soste durimi me lojën e Aleksandër Vuçiç. Prej më shumë s enjë vit ai po luan me dy porta, pasi refuzon të vendosë sanksione ndaj Moskës, ndërkohë që po tenton të afrohet me Perëndimin.
Por duket se fundi i kësaj loje ka ardhur, pasi javën që vjen pritet që Serbia të përballet me një presion të jashtëzakonshëm. Këtë gjë e ka pranua vetë Vuçiç, i cili i ka dërguar sinjale të forta Moskës se ai është në një situatë të vështirë.
“Pres presion të madh për çështjen e vendosjes së sanksioneve kundër Federatës Ruse nga java e ardhshme; ndoshta do të jetë presioni më i fortë ndonjëherë”, tha Vuçiç për “RTS”.
Por ai nuk u mjaftua me kaq. Ndonëse Serbia është aleate e Rusisë, Vuçiç deklaroi se nuk mund të thotë se ajo do të dalë fitimtare nga lufta në Ukrainë.
"Unë pres që do të përballemi me shumë sfida, sepse situata në Ukrainë është e tillë që është bërë e qartë se nuk mund ta mposhtni lehtë Rusinë në fushën e betejës. Por nuk mund të them se as Rusia do të fitojë", tha lideri serb.
Pra duket se Vuçiç po dërgon sinjale se tani do të vihet para dy zgjedhjeve, ose do të zgjedhë BE dhe të vendosë sanksione, ose të zgjedhe Moskën dhe të përballet me ndërprerje të mbështetjes së Brukselit. /Pamfleti
Lini një Përgjigje