TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Gusht 2023, 19:49

Tronditet Maqedonia e Veriut, 20-vjeçari i vë flakën babait të tij

Shkruar nga Pamfleti

Tronditet Maqedonia e Veriut, 20-vjeçari i vë flakën babait

Një ngjarje shokuese ka ndodhur disa ditë më parë në Maqedoninë e Veriut, ku një i ri i ka vënë flakën babait të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Ropotovë në Maqedoninë e Veriut, ku policia ka arrestuar një 20-vjeçar nga një fshat i Prilepit, për shkak se ka sulmuar fizikisht babain e tij 51-vjeçar.

Sipas policisë, ata kanë pasur edhe një debat familjar më datë 11.08.2023, pas së cilës i riu, me lëndë djegëse i ka vënë flakën babait të tij, më pas e ka fikur menjëherë zjarrin me batanije.

51-vjeçari ka pësuar djegie, e cila është konstatuar nga Spitali i Përgjithshëm në Prilep.

I riu është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij, do të bëhet kallëzim përkatës.

maqedonia e veriut 20 vjecari flake baba

Lini një Përgjigje