TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Gusht 2023, 17:32

Avionë F-16 për Ukrainën, SHBA jep 'dritën jeshile': Do të dërgohen pas trajnimit të pilotëve

Shkruar nga Pamfleti

Avionë F-16 për Ukrainën, SHBA jep 'dritën

Shtetet e Bashkuara janë "dorëzuar" përballë lutjeve të vazhdueshme të Ukrainës dhe premtojnë të aprovojnë dërgimin e avionëve aq të kërkuar, F-16 për shtetin në luftë menjëherë sapo të këtë përfunduar trajnimi i pilotëve.

Lajmine bëri të ditur një zyrtar amerikan, i cili njofton këtë kthesë të rëndësishme të qasjes amerikane, që deri më tani kishte hezituar ta kalonte vijën e kuqe, të furnizimit me avionët e sofistikuar të luftës, me frikën se do të rriste rrezikun e një përplasje me Rusinë.

Siç bëhet e ditur avionët do të dërgohen nga Danimarka dhe Holanda, shtete që po përgatisin programin për të trajnuar pilotët ukrainas. Nuk është e qartë se kur mund të nisë trajnimi dhe sa mund të zgjasë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken u dërgoi një letër homologëve në Danimarkë dhe Holandë duke i siguruar se çdo transferim i avionëve do të kishte mbështetjen e plotë të administratës Biden dhe do të dërgohej me shpejtësi kur trajnimi i pilotëve të kishte përfunduar.

Shtetet anëtare të NATO-s, Danimarka dhe Holanda kanë udhëhequr përpjekjet ndërkombëtare për te trajnuar pilotët dhe për t’i siguruar Ukrainës avionët e shumëkërkuar F-16, të prodhuar në SHBA.

Megjithatë Kievi nuk pret të përdorë avionët që këtë vjeshtë apo dimër. Zhvillimet pritet të zemërojnë Rusinë, e cila ka paralajmëruar NATO-n se gjithnjë e më shumë po rrezikon të përfshihet në konflikt të drejtpërdrejtë me Moskën.

Në këtë retorikë, ka aleat të ngushtë Bjellorusinë, presidenti i të cilës tha së fundmi se do të përdorte armët bërthamore në rastin e një agresioni të huaj. Mes rritjes së tensioneve rreth kufijve të vendit me shtetet e NATO-s, Aleksander Lukashenko, paralajmëroi se nëse do të provokohej nga Polonia, Lituania dhe Letonia fqinje do të përgjigjeshin me gjithçka kishin, përfshirë armët bërthamore.

ukraine avione shba trajnim pilote

Lini një Përgjigje