Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tha gazetarëve pak para se avioni i tij të nisej për turneun e tij në Azi se do të donte të takohej me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë vizitës së tij në Korenë e Jugut.
“Do të doja, ai e di si do të shkojmë,” u tha Trump gazetarëve kur u pyet nëse një samit i tillë ishte i mundur, duke shtuar se “shkoj shumë mirë me të” dhe “jam 100 për qind i hapur” për mundësinë e bisedimeve të tilla dypalëshe.
Të dy udhëheqësit u takuan për herë të fundit në vitin 2019. Disa orë më parë, një zyrtar i administratës tha në kushte anonimiteti se asnjë takim i tillë nuk ishte përfshirë në axhendën e turneut të republikanit.
Besoj se në mos tani, pas 'pak,' takimi Tramp- Kim Jong Ju do realizohet. Bashkimi i gadishullit Korean do ndodh para syve të Tramp.