TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Nëntor 2023, 21:35

“Vetëm prodhuesit e armëve fitojnë nga lufta”, Papa Françesku bën thirrje për armëpushim në Gaza dhe Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti

“Vetëm prodhuesit e armëve fitojnë nga lufta”, Papa

Papa Françesku ka përsëritur thirrjen e tij për paqe, teksa u lut për njerëzit që vuajnë në Myanmar, Ukrainë, Palestinë dhe Izrael dhe thekson faktin se të vetmit që përfitojnë nga lufta janë prodhuesit e armëve.

“Paqja është e mundur. Duhet vullnet i mirë. Ne vazhdojmë të lutemi për Ukrainën e torturuar dhe për popullin e Palestinës dhe Izraelit. Paqja është e mundur, kërkon vullnet. Paqja është e mundur, le të mos i dorëzohemi luftës. Dhe të mos harrojmë se lufta gjithmonë, është një disfatë. Vetëm prodhuesit e armëve fitojnë”, tha Papa Françesku në bekimin e tij të përjavshëm Angelus.

Ndërkohë ministria e shëndetësisë së Hamasit ka raportuar se numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite është mbi 13 mijë dhe se 30 mijë të tjerë janë plagosur në Gaza.

Në përditësimin e saj të fundit për numrin e viktimave, ministria tha se 13 mijë njerëz, përfshirë 5,500 fëmijë, janë vrarë që nga 7 tetori.

Ndërsa Izraeli ka raportuar se nga sulmi i Hamasit janë vrarë 1200 persona ndërsa mbi 200 të tjerë po mbahen peng.

papa françesku luftë

Lini një Përgjigje