TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Shkurt 2025, 14:34

Vendosja e tarifave nga Trump, kanadezët bojkotojnë produktet amerikane; anulojnë udhëtimet në SHBA 

Shkruar nga Pamfleti
Vendosja e tarifave nga Trump, kanadezët bojkotojnë produktet
Donald Trump

Kanadezët kanë anuluar udhëtimet në Shtetet e Bashkuara, kanë bojkotuar alkoolin dhe produkte të tjera amerikane, pasi Presidenti Donald Trump njoftoi një tarifë 25% për mallrat kanadeze.

Megjithëse Trump kishte paralajmëruar Kanadanë dhe Meksikën përpara se të betohet si president i SHBA-së se do të vendoste tarifa ndaj tyre, njoftimi zyrtar i vendimit të shtunën erdhi si një tronditje për shumë kanadezë që e konsiderojnë veten shumë afër SHBA-së gjeografikisht dhe kulturalisht.

“Duket sikur Trump dëshiron të riformësojë rendin botëror. Ai është i gatshëm të fillojë me aleatin e tij më të ngushtë. Nëse ai është i gatshëm t’ia bëjë këtë Kanadasë, çfarë do t’i bëjë të tjerëve?”, thotë Dreë Dilkens, kryebashkiak i qytetit të ëindsor, në kufirin me SHBA.

Dilkens vuri në dukje se 272 milionë dollarë mallra kalojnë çdo ditë nga Ura e Ambasadorit, e cila lidh ëindsorin me Detroitin në SHBA. Për qytetin e tij, me 240,000 banorë, efektet e tarifave të vendosura nga Trump do të jenë të menjëhershme.

Pas njoftimit të Trump për një tarifë 25% për produktet kanadeze të importuara në SHBA, kryeministri kanadez Justin Trudeau u përgjigj me tarifa hakmarrëse për produkte të ndryshme amerikane që arrijnë në 107 miliardë dollarë.

Lini një Përgjigje