TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Shkurt 2025, 13:11

Sulm me bombë në Siri, i pari që pas rënies së Assad; humbin jetën 19 persona 

Shkruar nga Pamfleti

Sulm me bombë në Siri, i pari që pas rënies së Assad;

Një sulm me bombë raportohet të ketë ndodhur në Siri. Mësohet se si paosjë e sulmit kanë humbur jetën 19 persona. Sipas informacioneve bomba ishte vendosur në një makinë në qytetin Manbij. 

Ky është sulmi më vdekjeprurës në vendin e shkatërruar nga lufta civile, që nga rrëzimi i Bashar al-Assad nga pushteti në dhjetor të vitit 2024.

Deri tani asnjë grupim nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin në qytetin pranë kufirit turk.

Shërbimi i shpëtimit të mbrojtjes civile identifikoi të vdekurit si 18 gra dhe një burrë.

Viktimat ishin punëtorë të bujqësisë dhe numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet, tha një zyrtar i mbrojtjes civile për Reuters.

Gjatë luftës në Siri, qyteti i Manbij ka qenë në duart e grupimeve të ndryshme, derisa regjimi i Assad u rrëzua.

Të shtunën e 1 shkurtit një makinë ku ishte vendosur bombë në Manbij vrau katër civilë dhe plagosi nëntë të tjerë, përfshirë fëmijë, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA.

Assad u rrëzua nga pushteti më 8 dhjetor, pas një ofensive të papritur nga grupi islamik Hayat Tahrir al-Sham, lideri i të cilit, Ahmed al-Sharaa, u shpall president i përkohshëm i Sirisë.

Lini një Përgjigje