TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Shkurt 2025, 12:58

Atentat me bombë në Moskë, eliminohet brenda rezidencës luksoze lideri ushtarak së bashku me truprojën e tij

Shkruar nga Pamfleti
Atentat me bombë në Moskë, eliminohet brenda rezidencës
Pamjet ku u vra Armen Sarkisyan

Armen Sarkisyan, themeluesi i batalionit që lufton kundër Ukrainës, humbi jetën pas shpërthimit që vrau gjithashtu edhe truprojën e tij.

Një bombë që shpërtheu në hollin e një blloku apartamentesh luksoze në Moskë, ka lënë të vdekur një udhëheqës paraushtarak pro-rus nga Ukraina lindore së bashku me truprojën e tij.

Bomba shpërtheu pikërisht kur një burrë me truprojë hyri në hollin e kompleksit rezidencial Scarlet Sails në brigjet e lumit Moskë të hënën, raportuan mediat ruse.

Agjencia ruse e lajmeve Tass, duke cituar shërbimet e sigurisë, raportoi se shpërthimi ishte një sulm ndaj Armen Sarkisyan, kreut të federatës së boksit në Donetsk të pushtuar nga Rusia dhe themeluesit të një batalioni që luftonte kundër Ukrainës. Sarkisyan, i cili kërkohet në Ukrainë, ka një histori të gjatë për të ndihmuar forcat pro-ruse në Ukrainë.

Sarkisyan u dërgua në spital në gjendje kritike ku më vonë iu nënshtrua plagëve të marra, ndërsa truproja e tij u vra menjëherë, tha Tass.

Armen Sarkisyan, themeluesi i batalionit ArBat humbi këmbën e majtë dhe më pas humbi jetën pasi u përfshi në një sulm me bombë që sipas raportimeve fillestare la dy të vdekur dhe pesë të plagosur.

I pari që e pranoi lajmin e vdekjes ishte ish-këshilltari i Putinit, Sergei Markov që tha se “Sulmet e Ukrainës po i afrohen gjithnjë e më shumë elitës ruse”.

Atentat me bombë në Moskë, eliminohet brenda rezidencës
Armen Sarkisyan kishte një histori të gjatë duke ndihmuar forcat pro-ruse në Ukrainë.

Pajisja shpërtheu në hollin e ndërtesës elegante në rrugën Avjatsionnaya, në veri-perëndim të Moskës.

Bommba ishte ndoshta e fshehur në një divan në holl dhe më pas e aktivizuar nga distanca teksa Sarkisjan dhe shoqëruesi i tij po dilnin nga ashensori.

I lidhur me familjen e ish-presidentit të arratisur Viktor Yanukovich dhe në krye të “titushki” (provokatorëve) që në vitin 2014 përplaseshin me rebelët e Euromaidanit, për Kievin, Sarkisjan do të ishte një bos i botës së krimit në Republikën Popullore të Donetskut, i njohur me emrin “Gorlovskij”.

Ai ishte kreu i Federatës së Boksit të Rajonit Donetsk, si dhe qendrës së stërvitjes ushtarake Gorlovka.

Atentat me bombë në Moskë, eliminohet brenda rezidencës

Në shtator 2022, ai themeloi një njësi të forcave speciale të quajtur ArBat, Batalion Armen: një grup i lëvizshëm i trupave sulmuese nën komandën e mercenarit të atëhershëm të Wagner, Ajk Gasparjan, i njohur me emrin e luftës si Arbek.

Pas tentativës së rebelimit të Wagnerit të udhëhequr nga i ndjeri Yevgeny Prigozhin, ArBat ishte dërguar në ushtri si pjesë e brigadës ndërkombëtare “Pjatnashka” dhe aktualisht ishte i angazhuar në zmbrapsjen e ukrainasve nga rajoni jugor rus i Kurskut.

Atentat me bombë në Moskë, eliminohet brenda rezidencës

Nga shpërthimi raportohet se u plagos një nga personat në eskortë: Nënkolonel i Ministrisë së Brendshme, Oleg Kaspirovich, 49 vjeç, me origjinë nga Krimea, i pranishëm në bazën e të dhënave ukrainase “Mitotvorets” që publikon të dhënat e atyre që sipas autorëve, dyshohet se janë të përfshirë në “krime kundër themeleve të sigurisë kombëtare të Ukrainës”.

Lini një Përgjigje