
Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda ka reaguar pas vendimit të presidentit të SHBA-së, Joe Biden për të hequr kufizimet ndaj Ukrainës lidhur me përdorjen e armëve amerikane për të goditur më thellë Rusinë.
Naudesa e përshkroi lëvizjen si një "moment vendimtar" në luftën e Ukrainës kundër Rusisë.
"Ka ardhur dita! Ukraina tani mund të synojë objektet ushtarake në Rusi duke përdorur raketa me rreze të gjatë. Ky është një moment vendimtar në luftën kundër Rusisë agresore. Paqja nuk mund të arrihet përmes dobësisë. Paqja është shpërblimi i të fortëve. Qëndro e fortë, Ukrainë.", thuhet në postimin e liderit lituanez.
Një reagim lidhur me vendimin e SHBA, ka ardhur edhe nga Polonia. "Autorizimi i Uashingtonit për Kievin për të goditur territorin rus me raketa me rreze të gjatë veprimi është një gjuhë që Putin e kupton," tha Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski .
"Presidenti Biden iu përgjigj hyrjes së ushtarëve të Koresë së Veriut në luftë dhe sulmit masiv me raketa ruse në një gjuhë që Vladimir Putin e kupton - duke hequr kufizimet në territorin ukrainas. Një viktimë e agresionit ka të drejtë të mbrohet. Forca dekurajon, dobësia provokon.", thuhet në postimin e plotë në "X".
Vendimi është një ndryshim i madh i politikës amerikane dhe vjen pasi Biden është gati të largohet nga detyra. Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump është zotuar të kufizojë mbështetjen amerikane për Ukrainën dhe t'i japë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur.
Volodymyr Zelenskyy dhe shumë prej mbështetësve të tij perëndimorë kanë bërë presion ndaj Bidenit për muaj të tërë që të lejojë Ukrainën të godasë objektivat ushtarake brenda Rusisë me raketa të furnizuara nga perëndimi, duke thënë se ndalimi i SHBA-së e kishte bërë të pamundur që Ukraina të përpiqej të ndalonte sulmet ruse në qytetet e saj dhe rrjetet elektrike. Disa mbështetës kanë argumentuar se kjo dhe kufizime të tjera të SHBA-së mund t'i kushtojnë Ukrainës luftën.
Lini një Përgjigje