TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Nëntor 2024, 07:23

Vendimi i Biden për Ukrainën, alarmohet Moska: Kjo lëvizje mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Shkruar nga Pamfleti
Vendimi i Biden për Ukrainën, alarmohet Moska: Kjo lëvizje mund
Zelensky dhe Biden

Vendimi i Uashingtonit për të lejuar Ukrainën të godasë thellë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi mund të çojë në një Luftë të Tretë Botërore, ka thënë një zyrtar rus, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

Vladimir Dzhabarov, nënkryetari i parë i komitetit të çështjeve ndërkombëtare të dhomës së lartë ruse, tha gjithashtu se vendimi i Joe Biden për të lejuar Ukrainën të përdorte “ATACMS” do të merrte një përgjigje të shpejtë.

Vendimi i SHBA-së vjen pas disa muajsh kërkesash të Volodymyr Zelenskyt për të lejuar ushtrinë e Ukrainës të përdorë armët amerikane për të goditur objektivat ushtarake ruse larg kufirit të saj.

Ndërkohë ish-zyrtari i NATO-s Nicholas Williams thotë se pas vendimit të presidentit amerikan Joe Biden për të hequr kufizimin për përdorimin e armëve amerikane nga ana e Ukrainës, do të jetë një zhvillim i rëndësishëm.

Williams tha për Sky News se kjo lëvizje e bërë nga ana e Biden është e rëndësishme kur është fjala për pozicionin e Ukrainës, që të mos bëjë kompromise me territorin e saj në raport me shtetin rus.

“Kjo është një lëvizje domethënëse. Ukrainasit mund të thonë se është pak vonë, por se është tepër mirë të ndodhë diçka e tillë në një moment kritik”, tha Williams.

Ndër të tjera, ai tha se edhe telefonata e bërë mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit rus Vladimir Putin tregoi se lideri i Rusisë nuk ishte i gatshëm që të bëjë hapa pas, me qëllim për të pasur paqe.

I pyetur se çfarë do të bënte tani Britania e Madhe, ai shtoi: “Starmer donte të tërhiqej dhe tani ai në mënyrë të pashmangshme do të vendosë të miratojë raketat me rreze të gjatë që sulmojnë objektivat ruse në afërsi të kufirit.” Sipas tij, Kievi do të synojë objektiva ushtarake “të cilat mund të kenë ndikim në kufi ose në betejë”.

Kujtojmë se sot presidenti amerikan Joe Biden i ka dhënë dritën jeshile Ukrainës që të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA për të goditur Rusinë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar prej muajsh që kufizimet për raketat me rreze të gjatë veprimi të hiqen, duke lejuar Ukrainën të synojë vendndodhje brenda Rusisë.

zelensky dhe biden

Lini një Përgjigje