
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar pas lejes që presidenti i SHBA Joe Biden i ka dhënë Ukrainës për të përdorur raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi dhe për të goditur brenda territorit rus.
Zelensky ka pranuar raportimet e mediave për përdorimin e ATACMS kundër Rusisë, por ai nuk ka pranuar apo mohuar se i është dhënë leja nga SHBA për t'i përdorur.
Përmes një video-deklarate në Telegram, Zelensky tha se ai kishte paraqitur një "plan fitoreje" për aleatët, i cili përfshinte përforcimin e ushtrisë me armë me rreze të gjatë veprimi.
“Në media thonë se kemi marrë leje për të ndërmarrë veprimet e duhura, por sulmet nuk realizohen me fjalë. Gjëra të tilla nuk njoftohen. Raketat do të flasin vetë”, u shpreh presidenti i Ukrainës.
Lini një Përgjigje