Një operacion i synuar nga ushtria amerikane kundër një anijeje të dyshimtë në Paqësorin Lindor rezultoi në dy të vrarë dhe një të mbijetuar, i cili u shpëtua pas një operacioni kërkim-shpëtimi.
Ushtria amerikane njoftoi në orët e para të së martës se dy persona u vranë dhe një mbijetoi pas një sulmi kundër një anijeje të dyshuar për trafik droge, në Paqësorin Lindor.
Sipas një deklarate të lëshuar në “X” nga Komanda Jugore e SHBA-së sulmi u krye më 9 shkurt, me udhëzimin e komandantit të saj, Gjeneral Francis Donovan, si pjesë e Task Forcës së Përbashkët Southern Spear. Siç është raportuar, agjencitë e inteligjencës konfirmuan se anija po lëvizte përgjatë rrugëve të njohura të trafikimit të drogës në Paqësorin Lindor dhe po merrte pjesë aktive në operacionet e kontrabandës së drogës, të drejtuara nga organizata që janë përcaktuar si terroriste.
Gjatë operacionit, dy nga ekuipazhi u vranë, ndërsa një mbijetoi.
Lini një Përgjigje